Notice: Trying to get property 'post_excerpt' of non-object in /var/www/html/wp-content/themes/sahifa/framework/parts/post-head.php on line 73

Kapet ‘mat’ duke marrë ryshfet, arrestohet mjeku që kërkoi para në këmbim të vizitës mjekësore

Policia e Kosovës ka arrestuar ditën e djeshme një mjek në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës, pasi është kapur në flagrancë duke kërkuar dhe pranuar ryshfet nga një qytetar lidhur me kryerjen e ekspertizës mjekësore që i dyshuari ka qenë i detyruar ta kryej në bazë të aktvendimit të gjykatës dhe vendimit për caktim të ekspertit nga SHSKUK-ja. Me vendim të prokurorit, mjeku është dërguar në ndjekje penale.

Njoftimi i policisë:

“Prishtinë (NN) 13.07.2021 – 09:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili nga njësiti përkatës është zënë në flagrancë duke kërkuar dhe pranuar ryshfet nga një qytetar lidhur me kryerjen e ekspertizës mjekësore që i dyshuari ka qenë i obliguar ta kryej  në bazë të aktvendimit të gjykatës dhe vendimit  për  caktim të ekspertit  nga SHSKUK-ja. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

4 × 2 =