Sipas Kodit Zgjedhor, për mbajtjen e peticionit duhet që grupet nismëtare të kenë të paktën 12 firma të banorëve të zonës përkatëse. Jo vetëm demokratët e kanë kundërshtuar këtë reformë, me argumentin se harta e re shkrin komunat duke shkelur sipas tyre Kushtetutën. Por edhe kreu i shtetit Bujar Nishani pak muaj më parë riktheu për rishqyrtim në Kuvend reformën territoriale e cila u rivotua më 1 Shtator nga mazhoranca qeverisës, e cila mori edhe votat e deputetëve të PDIU-së.
Referendumet lokale u paralajmëruan si strategji e Partisë Demokratike kundër ndarjes se re territoriale, por që prej miratimit të Kushtetutes e deri më sot në Shqipëri nuk është organizuar asnjëherë një referendum lokal.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]