Home / Aktualitet / Zyrtarisht ish-kryebashkiaku Baftjar Zeqaj drejtor i Kompanisë “Albpetrol”

Zyrtarisht ish-kryebashkiaku Baftjar Zeqaj drejtor i Kompanisë “Albpetrol”

Nga sot kompania më e madhe e naftës në vend Albpetrol merr drejtimin nga ish-kryebashkiaku për tre mandate në Fier, Baftjar Zeqaj. Pas lajmit të publikuar dy ditë më parë, se Albpetrol do të ketë drejtues të ri, nuk kaluan as 48-orë dhe Zeqaj u prezantua nga zv/ ministri i Infrastrukturës she energjisë, Zeqaj. Për koiçidencë zëvëndës ministri mban si rrënjë fjale të njëjtin mbiemër me kreun e ri të sapo emëruar në krye të Albpetrolit, por ky fakt nuk ka lidhje për ndonjë afërsi familjare mes tyre. Zv/ministri ka bërë prezantimin para administratës së kompanisë duke theksuar se zoti Baftjar njihet dhe është provuat për aftësitë e tij menaxheriale. Zv/ministri theksoi se është e rëndësishme që Baftjar Zeqaj studimet bazë i ka në inxhinerinë e hidrokarbureve. Dhe pse ai e merr këtë kompani në një fazë dhe gjendje jo shumë të këndëshme, Drejtori i ri premtoi me pak fjalë se do jetë në krye të punës për të bërë më të mirën e mundshme për kompaninë si dhe për të justifikuar dhe besimin që i dhanë të drejtojë këtë kompani edhe pse e reduktuar ndër vite për shkak të reformave. Sidoqoftë, shtoi ai, pesha e saj në treg dhe në ekonominë kombëtare, është arsye madhore për ta ndryshuar gjendjen. Emërimi i drejtorit të ri është pritur mirë nga opinioni i gjerë në Fier, pasi kjo kompani ndër vite është drejtuar keq e më keq nga drejtorë të importuar nga Tirana. I pyetur nga portali newsalbania.al drejtori i ri Baftjar Zeqaj tha: “Eshtë vlerësim për të cilin do bëj përpjekje maksimale t’a justifikoj. Do jem fort në krye të punëve dhe sfidave të mëdha”..

Check Also

Naftëtarët duan bukën e gojës!

Çapajev Gjokutaj/ Naftëtarët e Ballshit janë në grevë urie. Kërkojnë rrogat e papaguara. Thënë ndryshe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

6 − 2 =