Home / Aktualitet / Zv. ministrja e Drejtësisë jep dorëheqjen pas 17 muajsh/ Ja mesazhi që ka: “Edhe pse është mjaft e vështirë…”

Zv. ministrja e Drejtësisë jep dorëheqjen pas 17 muajsh/ Ja mesazhi që ka: “Edhe pse është mjaft e vështirë…”

Zëvendës ministrja e Drejtësisë Fjoralba Caka jep dorëheqjen

Doreheqjen e ka njoftuar permes nje postimi ne facebook.

Reagimi i plotë:

Të dashur miq,

Edhe pse është mjaft e vështirë që të ndash në pak rreshta një vendim të rëndësishëm që mbart brenda kohë reflektimi, në emër të transparencës që kam me ju do të doja të ishte një vendim i bërë me dije personalisht prej meje.

Për arsye që nuk lidhen absolutisht me objektin e veprimtarisë së punës sime apo aktivitetit tim publik dhe tërësisht vetjake, më duhet që nga sot të tërhiqem nga funksioni im si Zëvendësministre e Drejtësisë.
Dëshiroj t’i shpreh mirënjohjen Kryeministrit të Shqipërisë, Z. Edi Rama, për nderin dhe privilegjin që më ofroi për të shërbyer si Zëvendësministre e Drejtësisë. Është një mundësi e papërsëritshme të jesh sot mes proceseve më të rëndësishme shtetformuese të vendit dhe të të besohet hapësira që të japësh kontributin tënd modest, mbështetur në një vizion të qartë për një Shqipëri më të mirë.

Ka qenë një përvojë shumë e vyer për mua të punoj për rreth 17 muaj pranë Ministres së Drejtësisë, znj. Etilda Gjonaj, ku profesionalizmi, kuraja dhe nxitja e saj e vazhdueshme për të bërë më të mirën, kanë qenë arsye pse ndërmora këtë hap besimi për të ndryshuar fort rrjedhwn e karrierës akademike dhe që ka qenë një mbështetje e madhe dhe motivim, jo vetëm për mua, por për të gjithë ata që punojnë në këtë Ministri.

Kanë qenë 17 muaj intensivë pune ku bashkë me stafin e Ministrisë së Drejtësisë, por edhe institucione të tjera publike apo të pavarura, kemi avancuar çdo ditë e më shumë drejt përmirësimit të kuadrit ligjor dhe strategjik në disa fusha prioritare si reforma në drejtësi, anti-korrupsioni dhe integrimi evropian.

Unë e kam shumë të vështirë të flas kur vjen çështja te punët e mira që kemi bërë, pasi para se të jenë lëndë e parë për fjalë triumfi, ato janë kontribute për Shqipërinë dhe shqiptarët. Gjithsesi në pak rreshta dua të them se ndihem shumë me fat që në këto muaj të kem qenë pjesë e ekipit drejtues për hartimin e një Plani të ri veprimi kundër Korrupsionit që do të shtrihet nga 2020-2023, një dokument me 84 masa që përfshin 22 institucione, tw cilat do të punojnë së bashku për më shumë transparencë, llogaridhënie dhe eficencë në ritmin e luftës kundër korrupsionit në vend.

Për herë të parë hartuam një Metodologji për Vlerësimin e Riskut të Korrupsionit në çdo departament të Ministrisë së Drejtësisë si edhe një Plan Integriteti; sollëm Javën e Integritetit si një pikë takimi midis akademisë, organizatave të shoqërisë civile, bizneseve dhe administratës publike për të diskutuar si ta bëjmë më të fortë luftën ndaj korrupsionit dhe si të ndryshojmë mentalitetin mbizotërues drejt një mendjeje e karakteri shërbyesi publik që preferon një zgjidhje me integritetit në raport të një afere të shpejtë korruptive.

Ju pohoj entuziaste se prej kohësh kemi punuar bashkë me stafin edhe për shumë projekte të tjera që janë në ardhje, ku pavarësisht skepticizmit dhe cinizmit që na kaplon sa herë që shohim se korrupsioni është një Goliath i madh që nuk mund të …

Check Also

Horoskopi ditor,24 shtator 2020

Dashi Kjo ditë do të jetë mjaft e lodhshme sa i takon dashurisë. Mundohuni që …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

18 + five =