Home / Aktualitet / Zv.drejtoresha e QSUT: Kemi kapacitete, alarmi nuk është i vërtetë

Zv.drejtoresha e QSUT: Kemi kapacitete, alarmi nuk është i vërtetë

Zv drejtoresha e QSUT, Arjana Strakosha u shpreh në një deklaratë për shtyp nga spitali COVID 3 se ka ende kapacitete spitalore në dispozicion të pacientëve të sëmurë.

Ajo theksoi se alarmi se janë pakësuar kapacitetet nuk është i vërtetë dhe nënvizoi se është gati spitali COVID 4 pasi të mbushen kapacitetet e COVID 1, 2 dhe 3.

Jemi në spitalin COVID 3 në pavionin e tretë, sepse ky spital është konceptuar në 3 pavione të mëdha. Sikurse shihni kemi kapacitete shtretërish të lirë për ti shërbyer qytetarëve. Në gjendje të gatshme për të mirëpritur të gjitha llojet e etapës së sëmundjes me investimet përkatëse. Alarmi që janë paksuar kapacitetet spitalore për momentin apo deri në skenarët aktualë nuk është i vërtetë, siç e shikoni edhe vetë janë gati shtretërit në dispozicion të të sëmurëve. Sikuse të gjithë e dimë në skenarët e parashikuar është në gjendje për të pritur të sëmurë edhe COVID 4, spitali tjetër pasi të mbushen kapacitetet e COVID 1, COVID 2 dhe COVID 3.”, tha dr. Strakosha.

Ajo bëri gjithashtu thirrje që të zbatohen sa më me rigorozitet masat për parandalimin e përhapjes së pandemisë.

Sot është njoftuar se është hapur pavioni i tretë i spitalit COVID 3. Ai ka një kapacitet 50 shtretër ndërsa totali i shtretërve në spitalin Covid3 është 150.

Në total në 4 spitalet Covid janë 550 shtretër, prej të cilëve aktualisht janë zënë 443.

Sipas strategjisë së vjeshtë dimrit të hartuar nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, është parashikuar dhe hapja e disa spitaleve rajonale për trajtimin e pacientëve Covid, nëse do të jetë e nevojshme, duke konsideruar dinamikën e situatës./ Opinion.al

Check Also

SHBA sanksione ndaj kompanive kineze e ruse; kanë bashkëpunuar me Iranin

Shtetet e Bashkuara njoftuan sanksionet ekonomike të premten ndaj kompanive kineze dhe ruse që Uashingtoni …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

fourteen + six =