Home / Aktualitet / “Zoti e di sa të dua”/ Arbana Osmani me dedikim emocionues për ditëlindjen e djalit

“Zoti e di sa të dua”/ Arbana Osmani me dedikim emocionues për ditëlindjen e djalit

Vogëlushi i Arbana Osmanit, Joni, është kthyer në një ndër fëmijët më të njohur e të komentuar në rrjete sociale.

Me siguri të gjithë keni dëgjuar për pasionin e tij të madh për lego-t me të cilat ka mbushur shtëpinë, si dhe për dashurinë e madhe që ka për kafshët, aq sa çdo kafshë që sheh në rrugë, dëshiron ta marrë në shtëpi.

Sot, Joni është djali i ditëlindjes dhe moderatorja e ka nisur ditën me një urim super special në rrjete sociale.

Ajo ka ndarë në llogarinë e saj në Instagram foto nga momentet më të veçanta me të birin, të cilit i shpreh gjithë dashurinë që i buron nga zemra.

“Vetëm Zoti e di sa të dua o Joni! Happy birthday jeta ime❤️”- shkruan Arbana krahas fotove që na i shkrinë zemrat të gjithëve.”

Dje më 8 mars, me rastin e festës së gruas, Joni u kujdes që t’i bënte mamit surprizën më të bukur!

Ai i dhuroi moderatores një letër të shkruar nga dora e tij, fjalët e së cilës ishin:

“E dashur mami, je e mrekullueshme si pranvera. Gëzuar 8 marsin. Të dua shumë! Jon

Check Also

A e ka zbuluar Basha patronazhistin e PS? Kryedemokrati e zbulon për herë të parë

“Jo se kam zbuluar, është fundi, tregon se ku ka përfunduar Republika e Shqipërisë. Tregon …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

one × three =