Home / Aktualitet / Zoran Zaev merr çmimin për të Drejtat e Njeriut 2020 në Gjermani

Zoran Zaev merr çmimin për të Drejtat e Njeriut 2020 në Gjermani

Fondacioni gjerman Friedrich Ebert ka vlerësuar me çmimin për të Drejtat e Njeriut 2020 kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev.

Në një ceremoni zhvilluar në Berlin, ishte ministri gjerman i Jashtëm Heiko Maas ai që i dha Zaevit çmimin.

Gjatë fjalës së tij, Maas vlerësoi punën e Zaevit për reformat e bëra në Maqedoni dhe tha se ai solli dinjitetin e demokracisë në vendin e tij si hap të parë drejt Evropës:

“Ju luftuat për gjykata të pavarura dhe kundër korrupsionit, ndihmuat demokracinë që vendi tuaj të ketë dinjitet. Ky ishte hapi i parë në rrugën drejt Evropës.”

Ndërsa Presidenti i Fondacionit Friedrich Ebert, Kurt Beck, theksoi se ajo që Kryeministri Zaev bëri për Maqedoninë e Veriut dhe Evropën është jashtëzakonisht e rëndësishme, sepse kontributi i tij për të drejtat e njeriut, veçanërisht përmes konceptit “Një shoqëri për të gjithë” pavarësisht nga përkatësia etnike, gjinia ose orientimi fetar, është një kontribut për vlerat e Bashkimit Evropian.

Check Also

Plas sherri në lokal/ Tentoi të vriste 27 vjeçarin, arrestohet i riu në Berat

Një konflikt ka nisur mes të rinjve në një lokal të Korçës, ku situata mund …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

2 × five =