Home / Kulture / Zonjë, pa ju jeta nuk do të ishte e bukur

Zonjë, pa ju jeta nuk do të ishte e bukur

Nga Zija ÇELA-

Me kane shkruar plot lexues per refleksionin “Ose pervelim, ose mashtrim”. Ka disa arsye pse po ndalem ketu.

DHURATA MACINGO: Mua me pelqen te lexoj, pa marre parasysh nese shkrimtari eshte profesionist apo misionist… Di qe pa ju nuk do te ishte jeta e bukur. Ju faleminderit qe jeni pjese e… jetes sone.

PERGJIGJE: E po theksoj: “Di qe pa ju nuk do te ishte jeta e bukur.”
Sado te ndiesh, sado te mendohesh, dicka ma e thjeshte, ma e njerezishme, ma e bukur dhe ma e fuqishme zor se mund te thuhet! Kushedi perse, me kujton te kunderten e deshperimit te Malarmese: “Gjithe librat i kam kenduar dhe jeta eshte e merzitshme.”
Zonje e panjohur, Zonje fort e perzemert! Nje nderim kaq shpirteror per shkrimin letrar, qe vjen prej njerezve te thjeshte, nuk kujtohem ta kem hasur kaq te besueshem dhe me kaq hire ne mjediset e “elitave”. Eshte proverbial pra, teper pergjithesues, prandaj kurrsesi as nuk mund ta mbaje, as t’i perkase vetem nje individi. Prej mirenjohjes se njerezimit, qe ne menyre misterioze koncentrohet nganjehere ne nje shpirt, ju keni nderuar keshtu tere autoret e planetit. Shkurt, ne kete venerim lexohet ftesa juaj: “Le t’i falemi Zotit qe, ashtu si Bibla e Kurani, ekziston edhe Letersia, e cila ka patjeter dicka hyjnore qysh prej gjenezes, perderisa e para ishte Fjala.”
Nderkaq, me falni qe jua deklaroj, une po i lutem Zotit per ekzistencen tuaj. E bekuar qofshi, Zonje! Dhe te jeni e sigurt, ne keto caste nuk jam vetem une qe ju bekoj, jane gjithe shkrimtaret e botes. Sepse per ata, pa lexues si ju, jeta vertet nuk do te ishte e bukur.

Check Also

Pse me znj. Jozefina Topallin si pjesë e Lëvizjes për ndryshim? Pse? Si?

Nga Miranda HAXHIA- A të ka ndodhur që pasi ke dëgjuar soje soje brroçkullash nen …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

thirteen + 7 =