Home / Aktualitet / Zonat e trupit ku jemi të prirur të vëmë më shumë dhjamë dhe zgjidhja për çdo tipologji

Zonat e trupit ku jemi të prirur të vëmë më shumë dhjamë dhe zgjidhja për çdo tipologji

Ka mënyra të shumta për të menaxhuar peshën e tepërt dhe sot mund të gjejmë lehtësisht qindra studime dhe mijëra këshilla. Por problemi është se një metodë e caktuar mund të funksionojë për një person dhe mund të jetë plotësisht e padobishme për dikë tjetër. Ndodh sepse të gjithë kemi tipologji të ndryshme të trupit, prandaj të kuptuarit se si trupi ynë fiton peshë është e nevojshme për ta humbur  në mënyrë efektive dhe të sigurt.

Hulumtimi i llojeve të ndryshme të mbipeshës ka përcaktuar 6 lloje të ndryshme të dhjamit trupor bazuar në zonën se ku akumulohet kryessisht në trup.

1. Akumulimi i yndyrës në zonën e sipërme të trupit

Arsyeja:

Kjo lloj yndyre fillon të grumbullohet zakonisht nëse konsumoni më shumë kalori se sa digjni, kështu që shkaqet janë ushqimi i tepërt dhe pasivitetit.

Si të veproni:

Bëni ushtrime aerobike, sepse kjo lloj yndyre shfaqet për shkak të mungesës së aktivitetit fizik. Ecja, vrapimi ose noti të paktën 30 minuta çdo ditë, do t’ju ndihmojë të shpëtoni prej saj. Ndaloni konsumimin e sheqerit të rafinuar dhe harrojini pijet me sheqer. Ushqimet dhe pijet e ëmbla nuk ju bëjnë të ndiheni të ngopur, por të konsumoni më shumë kalori të panevojshme.

2. Dhjamë në zonën e poshtme të barkut

Arsyeja:

Disa nga arsyet që shkaktojnë akumulimin e yndyrës në këtë zonë të trupit janë stresi, depresioni dhe ankthi.

Si të veproni:

Shmangni stresin dhe mësoni të relaksoheni. Kortizoli, hormoni i stresit, shkakton grumbullimin e dhjamit në bark, kështu që një mundësi e mirë për ju është të meditoni ose të bëni disa ushtrime të frymëmarrjes.

Pini çaj jeshil. Është një tretës i shkëlqyer i dhjamit. Gjithashtu, pirja e një filxhani çaj jeshil të ngrohtë, është një mënyrë e mirë për t’u qetësuar kur keni nevojë.

3. Dhjamë në zonën e anësoreve

Arsyeja

Një nga arsyet që kofshët tuaja mund të jenë dukshëm më të shëndosha në krahasim me pjesën tjetër të trupit, është për shkak të tepricës së glutenit në dietën tuaj. Nëse nuk jeni të kënaqur me përmasat e kësaj zone të trupit, mun të merrni në konsideratë provën e një diete pa gluten.

Si të veproni

Ecni sa më shumë kodrave dhe shkallëve. Djeg dhjamin në kofshë dhe tonifikon muskujt e këmbës. Mos e anashkaloni mëngjesin. Nëse nuk hani mëngjes për të nisur metabolizmin tuaj në fillim të ditës, do të ndiheni të uritur gjatë gjithë ditës dhe në fund do të hani më shumë.

4. Stomak i fryrë

Arsyeja:

Konsumi i tepërt i alkoolit mund të shkaktojë fryrjen e barkut, kështu që filloni të limitoni pijet nëse doni një bark të sheshtë.

Si të veproni

Ulni konsumin e alkoolit, pasi shumica e kalorive të tij përfundojnë duke u shndërruar dhjamë në zonën e barkut. Ai shkakton gjithashtu shumë probleme të tjera shëndetësore.

Ndajeni sasinë tuaj ditore në porcione më të vogla dhe hani më shpesh. Kjo gjë do të përmirësojë metabolizmin, do t’ju ndihmojë të ruani energjinë dhe prveç kësaj, barku juaj do të duket më i vogël pas çdo vakti.

5. Dhjamë në pjesën e poshtme të trupit, përfshirë dhe këmbët

Arsyeja:

Ky problem është i zakonshëm për gratë që kanë probleme me venat e këmbëve ose gjatë shtatzënisë, kur këmbët mund të fryhen.

Si të veproni

Për të evituar fryrjen duhet të mos hani ushqime të kripura, pasi provokojnë mbajtjen e lëngjeve në trup. Mos qëndroni pa lëvizur më shumë se 30 minuta, përpiquni t’i ngrini këmbët dhe të ecni rregullisht. Nëse keni mundësi ngrijini këmbët dhe mbajini të shtrira në mënyrë që lëngjet të mos grumbullohen në fund të tyre.

6. Bark i madh dhe dhjamosje në zonën e shpinës

Arsyeja:

Arsyeja e këtij përoblemi mund të jetë mungesa e aktivitetit, kështu që duhet të filloni menjëherë të stërviteni nëse barku juaj i madh dhe yndyra në zonën e shpinës ju bezdisin.

Si të veproni

Sigurohuni që flini mjaftueshëm. Mungesa e gjumit mund të shkaktojë ndryshime të hormoneve, nëj rritje të oreksit dhe për pasojë një rritje të peshës që do të sjellë akumulim të yndyrave, veçanërisht në zonën e barkut dhe të shpinës.

Check Also

Tensionet para zgjedhjeve, Duka: Mandatet e përgjakura krijojnë frikë

Kreu i PAA-së, Agron Duka, thotë se duhet eliminuar çdo tensionim partiak, duke iu referuar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

thirteen + seven =