Home / Aktualitet / Zjarri në qendrën tregtare, ushtria në ndihmë të zjarrfikësve/ Asnjë gjurmë nga roja

Zjarri në qendrën tregtare, ushtria në ndihmë të zjarrfikësve/ Asnjë gjurmë nga roja

Forca të Armatosura kanë shkuar në ndihmë të epikeve zjarrfikëse për vënien nën kontroll të situatës te qendra tregtare Caza Italia, te mbikalimi i Kamzës, e cila u përfshi nga flakët pasditen e djeshme.

Nga raportimet mësohet se dy grupe të specializuara iu bashkuan ekipeve zjarrfikëse të Tiranës, ndërsa nuk dihet sepse ndërhyrja e ushtrisë është bërë me një vonesë 24 orëshe nga momenti që magazina u përfshi nga flakët.

Ushtrisë i është kërkuar ndihmë nga forcat zjarrfikëse dhe prej orës 16:30 i janë bashkuar kërkimit dhe vënies në kontroll të situatës.

Zjarri ka rënë mbrëmjen e djeshme dhe roja i sigurisë Arjan Sala 30-vjeç ka mbetur i bllokuar, ndërsa ende nuk është gjetur.

30-vjeçari u fut në magazinë për të shpëtuar punonjësit nga zjarri që kishte rënë, por mbeti i bllokuar brenda.

Check Also

Maliqi: Uragani popullor është nisur, askush nuk e ndal në 25 prill

Kur kanë mbetur edhe tre ditë nga votimi i 25 prillit, kandidati për deputet në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

five × one =