Home / Aktualitet / Zjarri në qendrën tregtare/ Shtëllungat e tymit mbulojnë gjithë zonën, ende s’ka asnjë gjurmë të rojës

Zjarri në qendrën tregtare/ Shtëllungat e tymit mbulojnë gjithë zonën, ende s’ka asnjë gjurmë të rojës

Magazina e qendrës tregtare “Casa Italia” u përfshi dje nga një zjarr i madh. Sot, pas 16 orësh kur nisën flakët e para, ende nuk ka asnjë shenjë nga shefi i rojeve Arjan Sala, i cili rezulton se ka mbetur i bllokuar, ndërsa shtëllungat e tyimit nuk kanë të ndalur.

Nga pamjet e siguruara mëngjesin e sotëm nga newsbomb.al, shihet se shtëllunga të mëdha tymi kanë mbuluar të gjithë ambientet e kësaj qendre tregtare, ndërsa forcat zjarrfikëse kanë hapur dhe pusetat e zonës nga të cilët del tym po ashtu.

Deri tani, nuk ka asnjë shenjë nga shefi i rojeve të sigurisë, Arjan Sala, i cili ka mbetur i bllokuar prej orës 16.00 të pasdites së djeshme. Familjarët e tij kanë shkuar në orët e mbrëmjes në ambientet e qendrës tregtare dhe janë shprehur se 30 vjeçari sapo ka konstatuar flakët, ka shkuar në katin nëntokë të magazinës dhe ka evakuuar të gjithë punonjësit.

Por, pas disa minutash, punonjësit kanë konstatuar se Arjan Sala nuk kishte dalë vetë.

 

Check Also

Maliqi: Uragani popullor është nisur, askush nuk e ndal në 25 prill

Kur kanë mbetur edhe tre ditë nga votimi i 25 prillit, kandidati për deputet në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

thirteen + seven =