Home / Bota / Zjarri masiv përfshin ndërtesën në Turqi, nëna hedh nga dritarja 4 fëmijët e vegjël

Zjarri masiv përfshin ndërtesën në Turqi, nëna hedh nga dritarja 4 fëmijët e vegjël

Qytetarët e qytezës turke të Esenlerit kanë qenë dëshmitarë të një një ngjarje të rrallë.

Një nënë është detyruar t’i hedh nga dritarja katër fëmijët pasi që apartamenti ishte përfshirë nga flakët.

Disa prej banorëve i dolën në ndihmë gruas teksa kishin hapur një batanije për t’i pritur fëmijët, raporton televizioni NTV.

Raportohet se shpëtimi i tyre është bërë me sukses dhe veç dëmeve materiale nuk ka të lënduar.

Ndryshe, policia turke tashmë ka nis hetimet rreth rastit gjersa raportet e para thonë se zjarrin e ka shkaktuar shpërthimi i një bombole të vogël të gazit.

Check Also

Brenda burgut ku po mbahet ish-polici që vrau George Floyd

Ish-polici që vrau George Floyd po mbahet në një burg të sigurisë së lartë, ndërkohë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

eleven − two =