Home / Aktualitet / Zjarret po i merrnin frymën pyllit të Semanit, shiu bën mrekullinë

Zjarret po i merrnin frymën pyllit të Semanit, shiu bën mrekullinë

Pas rreth një jave në luftë me flakët, më në fund Fieri ka gjetur qetësi.

Reshjet e dendura të shiut që kanë nisur që prej orëve të mesnatës kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit që kishte përfshirë pyllin e Semanit.

Flakët kishin përparuar prej disa ditësh duke bërë që të shkrumbohen dhjetëra pemë dhe pisha duke u kthyer në rrezik edhe për zonën e banuar.

Në një deklaratë për mediat, kreu i emergjencave civile Haki Çako u shpreh se pjesa më e madhe e zjarreve që përfshinë vendin përgjatë ditëve të fundit ishin të qëllimshme.

Check Also

Unaza që i solli vdekjen Aleksandër Moisiut

Në kujtimet e tij të titulluara “Bota e së djeshmes”, Stefan Zweig ka treguar se …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

17 − 15 =