Home / Aktualitet / Zjarre masive gllabërojnë pyjet në Gjirokastër, Meta apelon i shqetësuar: “Ndërhyni urgjentisht!”

Zjarre masive gllabërojnë pyjet në Gjirokastër, Meta apelon i shqetësuar: “Ndërhyni urgjentisht!”

Me dhjetëra hektarë pyje janë shkrumbuar ndërsa mësohet se zjarrvënia në Gjirokastër ka qenë e qëllimshme dhe në polici janë shoqëruar disa persona.

Terreni i vështirë malor ka pamundësuar ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse, ndërsa punonjësit e saj kanë ndërhyrë për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit me mjete rrethanore.

Është ende i paqartë shkaku që ka sjellë flakët në këtë zonë, ndërkohë që ato kanë qenë të favorizuara edhe nga temperaturat e larta.

Lidhur me këtë presidenti Meta apelon:

Në Mirditë në zonën e Lezhës dhe të Shkodrës, si dhe në Fier ka pasur rënie të zjarreve. Që prej ditës së djeshme banorët e Topojës shohin të pa shpresë se si digjen sipërfaqe të tëra të pyllit të Semanit. Këtë zonë të jashtëzakonshme turistike të bashkisë Fier, përveçse e kanë lënë totalisht në harresë pa investime dhe promovim, tani duket se po e djegin me dashje.

“Presidenti Meta nxit autoritetet qendrore dhe vendore për koordinimin në kohë dhe marrjen e masave të menjëhershme dhe efektive të emergjencës, për të neutralizuar çdo vatër zjarri që do të dëmtonte rëndë pasurinë publike, kombëtare dhe atë private. Duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së mjedisit dhe të natyrës, Presidenti Meta tërheq veçanërisht vëmendjen për eliminimin e rrezikut për jetët e qytetarëve”, thuhet në reagimin e Presidencës.

Check Also

Rëndohet situata e COVID-19/ 3 persona humbin jetën nga koronavirusi në 24 orët e fundit në vend, mes viktimave dhe një i ri

3 viktima dhe 131 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

six − three =