Home / Aktualitet / Zjarr në autostradë, automjeti përfshihet nga flakët, ja çfarë e shkaktoi (VIDEO)

Zjarr në autostradë, automjeti përfshihet nga flakët, ja çfarë e shkaktoi (VIDEO)

Një automjet është përfshirë nga zjarri në aksin rrugor Lezhë-Milot. Automjeti tip ‘’Volksëagen’’ me të cilin udhëtonte B.Ll u përfshi nga zjarri  në ecje.

Policia njofton se nuk ka dëme në njerëz, por vetëm materiale. Dyshohet se zjarri ka ardhur si pasojë e një defekti elektrik.

Njoftimi i policisë:

Lezhë/Informacion paraprak

Më datë 05.06.2021, rreth orës 14:20 , jemi njoftuar nga shtetasi B. Ll., se në aksin rrugor  Milot-Lezhë, se automjeti  tip “Volksëagen” me  të cilin udhëtonte ka marrë flakë në ecje.

Nuk ka asnjë person të dëmtuar, vetëm dëme materiale.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor në vendngjarje po punojnë për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet si pasojë e një defekti teknik.

Check Also

Një histori që të lë pa frymë, e një familje greke në Amerikë, në kërkim të rrënjëve shqiptare

Nga Altin RAXHMI- Këtë verë bëhen pesë vjet prej kur e pata intervistuar studiuesen amerikane Annette …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

one + 2 =