Home / Aktualitet / Zjarr i madh në Tiranë, flakët shpërthejnë në një dyqan, përhapet edhe në ballkonet e banesave(FOTO)

Zjarr i madh në Tiranë, flakët shpërthejnë në një dyqan, përhapet edhe në ballkonet e banesave(FOTO)

TIRANË – Një dyqan është shkrumbuar nga flakët mëngjesin e sotëm në Tiranë, por fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar.

Ngjarja ka ndodhur në rrugë “Stefanaq Pollo”, pranë zonës së njohur si “Varri i Bamit”.

Subjekti që tregtonte mallra të ndryshëm është shkrumbuar komplet, ndërsa raportohet se vlera e dëmit është të paktën 2 mln lekë.

Zjarri ka shkaktuar panik tek banorët, pasi flakët kanë “përpirë” edhe ballkonin e një banese në kat të dytë.

Zjarrfikësja ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka shuar flakët, ndërsa policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit.

FOTOT/ Panik në Tiranë, shkrumbohet një dyqan, flakëtFOTOT/ Panik në Tiranë, shkrumbohet një dyqan, flakëtFOTOT/ Panik në Tiranë, shkrumbohet një dyqan, flakëtFOTOT/ Panik në Tiranë, shkrumbohet një dyqan, flakëtFOTOT/ Panik në Tiranë, shkrumbohet një dyqan, flakët

Check Also

Thethi i bllokuar nga bora, ja sa familje rrezikojnë të mbeten pa votuar

Na ndajnë vetëm 2 ditë nga zgjedhjet e së dielës ndërkohë që banorët Shkodrës të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

12 + 18 =