Home / Aktualitet / Zjarr i fuqishëm në Kasnicë të Patosit, qindra rrënjë ullinj, shkurre dhe bimë frutore të djegura plotësisht

Zjarr i fuqishëm në Kasnicë të Patosit, qindra rrënjë ullinj, shkurre dhe bimë frutore të djegura plotësisht

Mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:00 është regjistruar një vatër zjarri me sipërfaqe përshkruar rreth 5 ha në fshatin Kasnicë në Patos. Midis tyre ka patur bimë frutore 80 qershi dhe 100 rrënjë ullinj si dhe shkurre dhe ferra.

Në vendngjarje shkuan dy 2 mjete zjarrfikëse dhe 12 forca të repartit zjarrfikës të Patosit.

Edhe pse në një terren të vështirë reparti zjarrfikës ka përballur një volum pune të madhe duke shmangur zjarrin që të mos kalonte në sipërfaqe të tjera të mbjella me peme frutore por edhe në banesa.

Vetëm në mëngjes rreth orës 6 : 00 është bërë e mundur fikja e tij. Nuk dihen shkaqet e zjarrit ndërsa policia po heton për shkakun dhe rënien e tij.

Check Also

Shënohet viktima e parë nga zjarret në Shqipëri, reagon Presidenti Meta

Humbja e jetës së qytetarit Andrea Haxhiaj në zonën e Gjirokastrës, si pasojë e zjarreve, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

13 − 8 =