Home / Kulture / Zija Cela: Nata e paharrueshme në Prishtinë.

Zija Cela: Nata e paharrueshme në Prishtinë.

NATA E PAHARRUESHME NE PRISHTINE
Dyzet vjet ma pare, ne vitin 1979 kisha botuar romanin “Nje vere pa lamtumire”. E ku ta dija une se do te kisha edhe “nje dimer pa lamtumire”?! Driteroi me mori me vete ne Kosove, ne perberje te delegacionit, ku do te nenshkruhej marreveshja mes Lidhjes se Shkrimtareve nga ana e Tiranes dhe Shoqates se Shkrimtareve nga ana e Prishtines. Agolli dhe Ibrahim Rugova me kandil nenshkruan sepse, cuditerisht, ne ate zyre te vogel ku u ndodhem, u ndal rryma elektrike.
Me duket se te nesermen mbrema ndoqem ne teater Sofren e Poezise, me vargje te Nolit. Ne salle binte ne sy nje grup maturantesh. Pikerisht keta te rinj e te reja, mbasi mbaroi shfaqja, me kerkuan te bashkohesha me ata. Mirepo aso kohe, kur dilje pertej kufijve, nuk lejohej qe asnje anetar i delegacionit te shkeputej nga grupi. Ia tregova Driteroit kerkesen e maturanteve dhe ai, pa nje pa dy, tha: “Shko, Zija.”
Ajo nate e 3 nentorit ne Prishtine me ka mbetur e paharrueshme. Nata kur beme gjithashtu aq fotografi, sa nuk po na dilnin dinaret e mbledhur se bashku per t’i paguar. Por fotot, ashtu si nje kujtim ne vargje, sidoqofte do te arrinin tek une.
Prej atij udhetimi shkruajta e botova tregimin “Mermeri qe pikon”. Jane aty stalaktiti dhe stalakmiti prej mermeri te Shpelles se Gadimes, te njohur ndryshe si Romeo e Xhuljeta. Prej nje force te pandalshme terheqese, ata jane nisur ne drejtim te njeri-tjetrit per t’u takuar. Dhe tregimi, ndryshe nga tragjedia e Shekspirit, ka perfundimin se shpirtrat qe duhen nje dite behen bashke.
MISHERIM NA DHE TI
U takuam per here te pare
Te shtunden ne “sofren” tone
Biseduam disa fjale te pakta
Por qe shume thone.
Te gjithe se bashku shetitem
Mespermes qytetit naten me shi,
Na fliste zemra
Dashuria pasqyrohej n’sy.
Biseduam te gezuar
Ngadale e me kenaqesi
Dritat e neonit
Na shndrisnin mbi krye.
Buzeqeshjet tuaja
Perhere do t’i kujtojme
Fjalet e juaja shume te dashura
Kurre s’do t’i harrojme.
Do te kaloje pranvera
Dhe vjeshta me shi
Por kujtimin tend
Do ta mbajme ne gji.
Te gjithe prane hotelit
Te heshtur mendojme
Njeri tjetrit doren
Fort ia shtrengojme.
Ndarje pa fjale
Ndarje pa lamtumire
Shtrengime duarsh
Dhe ca fjale kujtim.
Lot te vakta faqeve
Rrshqasin me nxitim
Ne shpirt ndjejme ankth
Ne zemer permallim.
MALSORJA
Kushtuar Zija Celes, i cili la mbresa te pashlyera thelle ne mua. (3. XI. 1979) Prishtine

Check Also

Ishte kaq shumë ateist,sa kishte nevojë për një zot tjeter

Diana Jaup KASTRATI- Me falenderimin për autorin Bashkim Shehu të librit “Liri Belishova dhe koha …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

12 + eighteen =