Home / Bota / Zihet me çiftin/ Komshiu merr armën dhe qëllon drejt tyre, në fund vret dhe veten

Zihet me çiftin/ Komshiu merr armën dhe qëllon drejt tyre, në fund vret dhe veten

Një ngjarje e rëndë është shënuar në një lagje të Plains Township, në verilindje të Pensilvanisë, pasi një mosmarrëveshje midis fqinjëve përfundoi në një masakër. Një çift u ekzekutua nga fqinji, ndërsa ky i fundit u vetëvra sapo pa që policia po i afrohej

Konflikti mes fqinjëve nisi mëngjesin e së hënës, për heqjen e dëborës para shtëpive të tyre.

Sipas prokurorit, çifti (burri 50-vjeçar dhe gruaja 48-vjeçare) kishin debatuar shpesh me fqinjin e tyre 47-vjeçar kohët e fundit, megjithatë situata u përkeqësua të hënën, për shkak të “largimit e borës nga oborri i tyre dhe vendosja në oborrin e tjetrit “.

Pas shkëmbimit të fyerjeve për disa sekonda, autori shkoi në shtëpi, u kthye me një pistoletë dhe qëlloi drejtë çiftit derisa i mbaroi të gjithë plumbat që mbante arma.

Më pas ai hyri sërish në shtëpi dhe mori një pushkë AR-15 dhe qëlloi sërish në drejtim të viktimave.

Oficerët që mbërritën në vendin e ngjarjes u përpoqën të ndihmonin çiftin dhe trokitën në derën e të dyshuarit për ta arrestuar. Sapo trokitën ata dëgjuan një të shtënë dhe sapo hapën derën e gjetën atë të vdekur.

Çifti fatkeq la pas një djalë 15-vjeçar me autizëm, i cili tani jeton me gjyshërit e tij.

(E.G/Faxweb.al)

Check Also

Detaje nga ngjarja/ Kush është i riu që vrau babain e tij

Krim brenda familjes ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Luar të Roskovecit. Njoftohet se …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

four + nineteen =