Home / Kryesore / Zgjedhorja, Opozita parlamentare kërkon takim me Ramën: “Nuk votojmë pa u hapur listat!”

Zgjedhorja, Opozita parlamentare kërkon takim me Ramën: “Nuk votojmë pa u hapur listat!”

Opozita parlamentare me anë të një deklarate të bërë nga deputeti Myslym Murrizi ka kërkuar një takim me kryeministrin Edi Ram për sa i përket debatit të vazhdueshëm për Zgjedhoren, ku kërkohen listat e hapura.

Kryetari i grupit Demokrat, Myslym Murrizi është shprehur se takimi po kërkohet pasi nuk morën përgjigje në takimin e parë për kërkesat e tyre.

“Nuk votojmë pa u hapur listat. Do depozitojmë kërkesë me Ramën dhe Ballën. Ta harrojnë se do të kenë 84 vota në Kuvend. Të vendosur për të mos e votuar marrëveshjen Rama-Basha-Kryemadhi” tha Murrizi.

“Do kërkojmë takim me Ramën. Do koncentrojmë qëndrimin tonë, nëse në mënyrë të njëanshme nga balla e Rama apo atyre që s’janë në parlament do tentojnë të fusin në parlament atë që ata e quajnë dakordësi pa u hapur listat,

Ta harrojë Rama dhe Balla e ata dy të tjerët se do kenë 84 nr për të lënë në fuqi gjellën e piste të 2008 të dakordësuar sërish më 2020.” tha Murrizi.

Check Also

Ndërpritet Vettingu/ Një anëtar i KPK pozitiv me Covid-19, 11 të tjerët presin përgjigjet e tamponit

Një nga anëtarët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit ka rezultuar pozitivme koronavirus. Tamponit iu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

1 + fifteen =