Home / Bota / Zgjedhjet presidenciale në SHBA, ja kush kryeson(SHIFRAT)

Zgjedhjet presidenciale në SHBA, ja kush kryeson(SHIFRAT)

Amerikanët kanë hedhur dje votën e tyre për të preferuarin për president të SHBA-ve, Donald Trump apo Joe Biden. Ndërkohë, në disa shtete vijon të votohet me postë, votim i cili ka shkaktuar polemika në kapin e republikanit Trump.

Trump permes nje konference, ka deklaruar fitoren dhe përgatitjet për festë, ndërkohë që një numër i madh votash janë ende pa u numëruar. Ai kërkoi që Gjykata të ndërpriste votimin me postë sepse sipas tij votat “janë të manipuluara”.

Ky fjalim i tij nuk u prit mirë nga amerikanët, madje as nga vetë republikanët e konseravtorët e lartë, të cilët i cilësuan deklaratat e Trump si të papërgjegjshme dhe thanë se duhet të mblidhen dhe numërohen të gjitha votat. Megjithatë, votimi me postë vijon ende, dhe numërimi i votave po ashtu.

Sipas përditësimit të fundit të mediave amerikane (Ne i referohemi Fox News), demokrati Joe Biden kryeson deri në këto momente përballë Donald Trump.Tru

Joe Biden ka fituar 238 vota elektorale nga 270 që duhen për të fituar dhe për tu zgjedhur President, ndërsa Donald Trump ka 213 vota elektorale.

Mes dy kandidatëve ka një diferencë të ngushtë votash në total. Biden kryeson me 49.9% të votave në krahasim me 48.5% të votave të Donald Trump. E përkthyer në shifra, janë: 67,559,378 vota për Joe Biden dhe 65,682,360 për Donald Trump.

Check Also

Ndërroi jetë nga Covid-19/ Mesazhet prekëse nga kolegët e Marko Bellos…

Janë trishtuar të gjithë këtë mëngjes nga humbja e beftë e ndarja para kohe nga …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

6 + 19 =