Home / Sociale / Zgjedhjet nëpër universitete/ Vetëm dy nga 12 universitete do drejtohen nga gratë

Zgjedhjet nëpër universitete/ Vetëm dy nga 12 universitete do drejtohen nga gratë

30 Korriku shënoi ditën e zgjedhjeve në 12 universitetet publike të vendit, ku studentë dhe pedagogë votuan për drejtuesit e universitetit, përgjegjësit e departamenteve dhe senatet akademike.

Zgjedhjet në Universitet ishin të parat që u mbajtën në Shqipëri në kushte pandemie, në të cilat votuesit kishin si detyrim mbajtjen e maskës.

Pas mbledhjes së votave u vu re se sërish pjesa më e madhe e Universiteteve do të drejtohen nga rektorë, ndërsa vetëm dy prej tyre do të jenë nën drejtimin e rektoreve (gra).

Kseanela Sotirofski është zgjedhur rektore e universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës kurse në Universitetin e Shkodrës ka fituar garën për rektore Suzana Golemi.

Në Universitetin e Tiranës, fitues u shpall Artan Hoxha, kurse Andrea Maliqari u zgjodh rektor në Universitetin Politeknik të Tiranës. Në Universitetin e Mjekësisë, u rizgjodh rektor Arben Gjata kurse Fatbardh Sallaku u zgjodh rektor i Universitetit Bujqësor të Tiranës.

Fituesit:

Universiteti i Tiranës – Artan Hoxha

Universiteti Politeknik i Tiranës – Andrea Maliqari

Universiteti i Mjekësisë – Arben Gjata

Universiteti Bujqësor i Tiranës – Fatbardh Sallaku

Universiteti i Sporteve – Agron Kasa

Universiteti i Arteve – Kastriot Çaushi

Universiteti “Aleksandër Moisiu” në Durrës – Kseanela Sotirofski

Universiteti i Elbasanit – Skënder Topi

Universiteti i Shkodrës – Suzana Golemi

Universiteti i Korçës – Dhimitër Bello

Universiteti ‘Eqerem Çabej’ në Gjirokastër – Bektash Mema

Universiteti ‘Ismail Qemali’në Vlorë – Roland Zisi

Marrë nga: EN

Check Also

Rregullat e reja në shkollë/ Nga mësimi me tre turne deri tek përdorimi i maskave, ja si parashikohet ky vit i ri mësimor

Zëvendës ministrja e Arsimit Nina Guga ka shpjeguar në News24 rregullat e reja në shkollë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

3 × four =