Home / Sociale / Zgjedhjet në universitete/ Roland Zisi rikandidon si Rektor në Universitetin “Ismail Qemali” të Vlorës

Zgjedhjet në universitete/ Roland Zisi rikandidon si Rektor në Universitetin “Ismail Qemali” të Vlorës

Në 30 korrik do të mbahen zgjedhjet në universitete.

Në këto zgjedhje votohet për të caktuar edhe Rektorin i cili është autoriteti më i lartë akademik i një institucioni të arsimit të lartë, si dhe përfaqësuesi ligjor i tij për çështjet akademike dhe protokollare, sipas përcaktimeve ligjit.

Në universitetin “Ismail Qemali” të Vlorës rikandidon Prof.dr.Roland Zisi i cili në zgjedhjet e kaluara ishte kandidati i vetëm për funksionin e rektorit.

Në zgjedhjet e kaluara zoti Zisi mori 95 për qind të votave të stafit akademik. Zgjedhje në të cilat u  përfshinë 98 për qind e stafit, së bashku me studentët e fakulteteve të Universitetit.

Gjatë veprimtarisë së qeverisjes në mandatin e parë të zotit Zisi në këtë universitet ka mbizotëruar fryma e kolegjialitetit, mirëkuptimit, diskutimit me përgjegjësi e kompetencë të çështjeve dhe adoptimi i qëndrimeve në interes të zhvillimeve të institucionit dhe synimeve të tij në formimin e studentëve dhe prodhimtarinë kërkimore.

Check Also

Njihuni me Florian Kunushevci, shqiptari që zbuloi problemin në sistemin e sigurisë të prestigjiozes BBC

Eksperti i sigurisë kibernetike, Florian Kunushevci, është renditur në listën e personave të cilët identifikuan …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

18 + 10 =