Home / Aktualitet / Zgjedhjet në Kosovë, reagon Meta: Shembull i demokracisë

Zgjedhjet në Kosovë, reagon Meta: Shembull i demokracisë

Presidenti Ilir Meta ka përshëndetur procesin zgjedhor të 14 shkurtit në Kosovë. Në një reagim zyrtar, kreu i shtetit vlerëson procesin zgjedhor, duke arritur kështu standardet e kërkuara.

“Urime të gjithë qytetarëve dhe klasës politike të Kosovës për shembullin e shkëlqyer të besimit te demokracia dhe vota e lirë, si dhe për standardet e suksesshme të arritura në zgjedhjet e djeshme parlamentare.  E përshëndes pjesëmarrjen e lartë të qytetarëve në votime, të cilët sfiduan kushtet e vështira atmosferike dhe pandeminë COVID-19, për të marrë në dorë fatet dhe për të vendosur të ardhmen e tyre”, shprehet presidenti.

Më tej kryetari i shtetit shton se “ Kosova hapi një faqe të re në rrugëtimin e saj europian dhe konsolidimit të shtetit demokratik. Urojmë, që institucionet e reja, që do të formohen përmes bashkëpunimit, të udhëheqin me sukses shtetin e Kosovës për të fituar sfidat e të ardhmes”.

Check Also

Ka efekte të pabesueshme shëndetësore, kjo është barishtja shqiptare shumë e kërkuar

Laboti i egër është njohur më parë si bar i keq, por mund të konsiderohet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

two × three =