Home / Aktualitet / Zgjedhjet në Universitetet Publike shënojnë viktimën e parë, ndërron jetë profesori i Politeknikut, i prekur me Covid-19, ishte kundër zgjedhjeve në kohë pandemie

Zgjedhjet në Universitetet Publike shënojnë viktimën e parë, ndërron jetë profesori i Politeknikut, i prekur me Covid-19, ishte kundër zgjedhjeve në kohë pandemie

Sander Kovaci/

– Të nderuar miq e kolegë! Me pikëllim të thellë morëm vesh humbjen e jetës së kolegut tonë, profesorit të UPT, Klement Qerimi, si rezultat i Covid-19, pa mbushur 48 vjeç!

– Do ta kujtojmë prof. Klementin për përkushtimin në mësimdhënie por dhe si veprimtar i shquar shoqëror duke qenë dhe anëtar i Kryesisë së Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë (SPUSH). Në vijën e parë të Lëvizjes së Dhjetorit ’90, por dhe mbështetës i të gjitha lëvizjeve të studentëve e pedagogëve më ’98, 2001, 2004 dhe 2018.

– Klementi ishte dhe një mjeshtër i fjalës, ai si pastor percolli Fjalën e Zotit tek ndjekësit e tij dhe të kishës.
-Si një njeri jokonformist, ai nuk u pajtua kurrë me padrejtësitë e të çfarëdolloj e çfardo krahu të vinte.

-Klemeti ishte kundërshtar i zgjedhjeve të 30 korrikut në kohë pandemie. Një konkluzion mund të nxjerrim me siguri: – Ministrja Besa Shahini dhe suita pas saj që vendosi të bëhen zgjedhje në universitete në mes të pandemisë janë për burg!

– Për një pedagog të ndershëm si Klement Qerimi, ky shtet nuk mundi të gjejë një strehim, por jetoi për mbi 20 vite në godinat e qyetit studenti me bashkëshorten dhe fëmijët, derisa u nxorën me forcë nga bashkia e Tiranës, nën pretekstin se godina ishte dëmtuar nga tërmeti, pa u siguruar një strehë alternative. Ky është një TURP! – I bëjmë thirrje bashkisë dhe Kryetarit Veliaj që të sistemojë familjen e Klemtentit.

Me këtë rast në emrin tim por dhe të SPUSH-së, u dërgoj ngushëllimet më të thella familjes, bashkëshortes, fëmijëve, prindërve dhe të afërmve të tjerë të profesor Klementit! Shpirti i tij u prehtë në paqë!

Check Also

“Zot t’i dalim këtij vatani”, Meta me mesazh të fortë nga Zall Dardha

Kreu i vendit, Ilir Meta ka vizituar sëfundmi fshatin Zall Dardhë të Dibrës nga ku …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

one × three =