Home / Kryesore / Zgjedhjet e 30 gushtit/ Shqiptarët në Malin e Zi mund të marrin vetëm 2 deputetë

Zgjedhjet e 30 gushtit/ Shqiptarët në Malin e Zi mund të marrin vetëm 2 deputetë

Zgjedhjet e së dielës së 30 gushtit në Malin e Zi po priten me optimizëm nga partitë shqiptare, duke qenë se këtë herë paraqitën më të unifikuara, në vetëm dy koalicione.

Mehmet Zenka, Kryetar i Unionit Demokratik të Shqiptarëve, i cili bën pjesë në një koalicion prej 5 partish, dhe njëkohësisht ministër për të Drejtat e Njeriut dhe Minoritetet në kabinetin aktual të Malit të Zi, tha për Euronews Albania, se ndarja në vetëm dy formacione zgjedhore konsolidon votën e shqiptarëve.

“E mira e këtyre zgjedhjeve sa u përket shqiptarëve është se nuk janë duke dalë në 3 apo 4 kolona, ku janë treguar pasojat paszgjedhore me djegien e votave. Këtë herë nuk do të kemi djegie të votave”, tha ai.

Sipas z. Zenka, e rëndësishme është që të maksimizohet vota e elektoratit shqiptar që voton subjektet shqiptare.

“Gjithashtu bëjmë edhe ftesën që nëse nuk dëshirojnë të votojnë koalicionin të cilin ne përfaqësojmë, neve i kemi bërë ftesën elektoratit shqiptar që të votojnë koalicionin tjetër. Kryesore është që vota e shqiptarëve të derdhet në koalicionet shqiptare. Sepse edhe rezultati do të jetë edhe më i mirë edhe më me influencë në kohën paszgjedhore”, tha ministri shqiptar në Mal të Zi.

Ai parashikon se shqiptarët këtë herë do fitojnë të paktën dy deputetë në zgjedhjet e 30 gushtit.

“Neve presim që secili nga koalicionet ta fitojë nga një deputet”, shtoi ai.

Z. Zenka shpjegoi se prioritetet e të zgjedhurve shqiptarë në parlamentin e ri malazez do të jenë jo vetëm të natyrës politike, por edhe ekonomike.

“Pikësynimi ynë primar duhet të jetë fitorja e të drejtave për mandatet e garantuara, do të thotë që të ndryshohet ligji zgjedhor dhe që për shqiptarët të jenë mandatet e siguruara në parlamentin e Malit të zi”, u shpreh z. Zenka.

Për zgjedhjet parlamentare të së dielës në Mal të Zi, edhe pse partitë shqiptare janë të përfaqësuara në dy koalicione, ata nuk arritën dot që të ishin në një listë të vetme, sikundër ishte një prej synimeve fillestare.

Check Also

Koreja e Veriut qëllon dhe djeg një zyrtar civil të Koresë së Jugut

SEUL, KOREJA E JUGUT – Ushtria e Koresë së Jugut njoftoi se Koreja e Veriut …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

15 − 10 =