Home / Aktualitet / Zgjedhjet e 25 prillit/ Komisionieri Oliver Varhelyi thirrje politikës: Duam rezultate të qarta!

Zgjedhjet e 25 prillit/ Komisionieri Oliver Varhelyi thirrje politikës: Duam rezultate të qarta!

Komisioneri për Zgjerim i BE, Oliver Varhelyi ka bërë të qartë se BE njeh rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit, që i japin mandatin e tretë PS-së, ndërsa kërkon që të hetohen parregullsitë dhe blerjet e mundshme të votave.

Varhelyi i kërkoi opozitës që të futet në Kuvend, pasi pa një parlament të plotë nuk është e mundur të ecet drejt BE.

“Ne kemi një ambasador të mirë në Shqipëri. Sa i përket rezultatit të zgjedhjeve, kam ndjekur nga afër gjithçka. Mendoj se pas një fushatë të zjarrtë, gjëja që na nevojitet tani janë rezultatet e qarta. Të hetohen parregullsitë dhe blerjet e mundshme të votave. Pas rezultateve përfundimtare, duhet që Kuvendi të fillojë punën shumë shpejt. Pa një parlament të plotë nuk është e mundur të ecet drejt BE.”, tha ai.

Check Also

U arrestua me 1 kg kokainë, ja kush është efektivi i RENEA-s/ FOTO

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me arrestimin në flagrancë të një efektivi të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

9 − 2 =