Home / Aktualitet / Zëvendësministrja e Ramës ironizon Rovena Vodën: Nuk nevojitet arka e peshkut për tu punësuar…

Zëvendësministrja e Ramës ironizon Rovena Vodën: Nuk nevojitet arka e peshkut për tu punësuar…

Zëvendësministrja e Arsimit, Bora Muzhaqi ka ironizuar Rovena Vodën, ish-zëvendësministren e Brendshme të lënën nën “arrest shtëpie”. Kjo e fundit akuzohet se ka marrë ryshfet për të punësuar një person në administratë.

Në një konferencë për mediat këtë të Enjte, Bora Muzhaqi foli për nismën ‘Gati për Shqipërinë’, për të cilën shpjegoi se është një platformë online përmes së cilës të rinjtë shqiptarë jashtë vendit mund të aplikojnë për të qenë pjesë e administratës.

Gjatë fjalës së saj, Muzhaqi thumboi Rovena Vodën.

“Ky ka qenë një format aplikimi, ku nuk hyn në lojë, as partia, as miku, as larg qoftë arkat e peshkut. Ne jemi mbledhur bashkë dhe jemi përpjekur ti dëgjojmë këta të rinj, eksperiencën e tyre dhe të kujtojmë se nga vijnë ata…”, tha Muzhaqi.

Referuar hetimeve të SPAK, Rovena Voda mori 1000 euro, një telefon me vlerë 550 euro dhe një armë me peshk për të ndërhyrë për punësimin në administratë të Florida Beut.

Check Also

Situata e Covid-19/ Mjeku Besnik Jakaj: Qeveria po përdor pandeminë për propagandë

Anëtari i kryesisë së LSI-së Tiranë, Besnik Jakaj ka akuzuar qeverinë  se po përdor pandeminë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

four × 3 =