Home / Aktualitet / Zëdhënësja Erla Mëhilli ‘braktis’ ish-kryeministrin Berisha

Zëdhënësja Erla Mëhilli ‘braktis’ ish-kryeministrin Berisha

Këshilltarja e ish kryeministrit Sali Berisha, Erla Mëhilli ka zbuluar se pas shumë vitesh angazhim në politikë, ka vendosur që të përfshihet në një format analizë politike, me nisjen e fushatës elektorale.

Përmes një postimi në facebook, Mëhilli bën me dije drejtimin e ri në karrierën e saj, duke mos dhënë shumë detaje se pjesë e cilit format të analizës politike do të jetë gjatë fushatës zgjedhore.

Të dashur miq! Pas kaq vitesh eksperiencë politike dhe profesionale gjatë punës me zotin Berisha, kam vendosur të angazhohem në një projekt të ri profesional. Në ditët në vijim do kem kënaqësinë të përfshihem fillimisht në një format analizë politike që përkon edhe me nisjen e fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit. Kjo eksperiencë e re uroj të jetë një kontribut modest i imi në debatin dhe informimin publik.

E di që ka shumë zëra që e bëjnë këtë cdo dite, mire, shume mire, pelqyeshem a me pak. Per mua eshte nje mundesi per t’i dhene ze jo vetem asaj cka mendoj, por edhe gjithkujt me te cilin ndajme te njejtat shqetesime. Dhe kjo vjen ne funksion te nje projekti te ri, gjithnje ne komunikim me publikun! “, shkruan Mëhilli.

Check Also

Tensionet para zgjedhjeve, Duka: Mandatet e përgjakura krijojnë frikë

Kreu i PAA-së, Agron Duka, thotë se duhet eliminuar çdo tensionim partiak, duke iu referuar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

3 × 3 =