Home / Aktualitet / Zbulohet skema e përfitimit të kompanisë që për 12 vjet raporton humbje dhe vijon aktivitetin

Zbulohet skema e përfitimit të kompanisë që për 12 vjet raporton humbje dhe vijon aktivitetin

Kompania naftënxjerrëse “Bankers Petroleum” është struktura private më korruptive, kriminale dhe mashtruese që ka njohur historia e Shqipërisë. Kjo strukturë, me natyrë mafioze , vjedh prej vitit 2004 pasurinë nëntokësore të shqiptarëve. Fillimisht në bashkëpunim me qeverinë e Sali Berishës dhe prej 7 vitesh me miratimin e qeverisë së Edi Ramës,”vlerëson në një publikimi “Pamfleti.net”, duke vazhduar të raportojë se:.
“Bankers Petroleum” ndryshon pronarë, administratorë, fijet e lidhjeve me politikën, pllakën e interesave dhe makijazhin, por kurrë nuk ka hequr dhe nuk heq dorë nga vjedhja e pasurive të shqiptarëve, përmes skemave mashtruese, për të shmangur taksat…”.
Pasi insinuaon se: “E reja rreth frontit të korrupsionit të “Bankers Petroleum” duket se është blerja e zëvendëskryeministrit Erion Braçe, cili nga një prej zërave më kritikë dhe denoncuesve të aferave të “Bankers Petroleum”, pesë vite më parë, tashmë është një mbështetës në heshtje i veprimtarisë kriminale të kompanisë së nxjerrjes së naftës”, “Pamfleti”nënvizon se:” Kur ishin në opozitë, Erion Braçe dhe socialistët u betuan para shqiptarëve se sapo të vinin në pushtet se do të merrnin masa dhe do të ndëshkonin “Bankers Petroleum” për vjedhjet, me anë të mashtrimeve, që si qëllim kishin mospagimin e taksave dhe sidomos të tatimit mbi fitimin.
Rilindja erdhi në pushtet dhe jo vetëm që nuk mori asnjë masë ndaj kompanisë, por prej 7 vitesh është bërë palë me të dhe mbështet grabitjet e kompanisë. Themi mbështet pasi qeveria ka instrumente për të marrë masa dhe për ta ndaluar skemën mashtruese të “Bankers Petroleum”, e cila si gjithnjë u shmanget detyrimeve në buxhet, duke sajuar shpenzime”.

“Por si vjedh “Bankers Petroleum”, me lejen e pushtetit të radhës dhe gjithmonë nën hundën e prokurorisë?” pyet “Pamfleti” që më tej përgjigjet:

“Skema është e thjeshtë. Kompania, nga nxjerrja e naftës, pasuri kjo e shqiptarëve, deklaron mbi 400 milionë USD të ardhura në vit dhe në fund bën letrat sikur del me humbje. Për 12 vite me radhë ka operuar me këtë skemë mafioze. Shteti shqiptar, në vend që ta trajtonte Kompaninë si një pushtues, është bërë palë me të. Për 12 vite me radhë, koncesionari më i madh i naftës në vend ka bërë letrat sikur aktiviteti në Shqipëri i ka dalë me humbje, duke sajuar gjoja investime. Veprimtaria absurde dhe korruptive është faktuar edhe nga disa raporte të Kontrollit të Lartë të Shtetit, raporte të cilat prokuroria dhe qeveria shqiptare i ka hedhur në kosh, pasi nafta e nëntokës shqiptare nuk vidhet vetëm nga një palë, por fitimet ndahen mes palëve sipas rolit.

Vitet e tjera ka deklaruar një fitim modest në raport me fitimin real, duke bërë sërish letrat për shpenzime të rreme. Shteti shqiptar ka një marrëveshje me Bankers. Pjesa e marrëveshjes për shpenzimet e kompanisë, në të cilën bazohet e gjithë skema e grabitjes, është sekret. Pra, edhe vjedhin, edhe e mbajnë sekret marrëveshjen e vjedhjes. Kjo pjesë e marrëveshjes mbulon me errësirë veprimet e përvitshme të Bankers, që manipulon shifrat e shpenzimeve dhe investimeve të rreme, për të mos paguar taksa. Pjesa e parave që duhet të shkonte në buxhet, mbahet dhe ndahet mes përfaqësuesve të kompanisë dhe përfaqësuesve të qeverisë së radhës. E njëjta skemë mafioze përsëritet çdo vit, ndërsa mafia politike e Tiranës mpin çdo ditë mendjet e shqiptarëve me propagandë”.

Check Also

Bastardët po negociojnë me Greqinë për detin

Nga Spartak NGJELA – Të gjithë këta bastardë që kanë negociuar dhe po negociojnë me …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

one × one =