Dy këngëtaret e njohura, Rovena Stefa dhe Elhaida Dani nuk flasin me njëra tjetrën prej disa kohësh. Këtë gjë e ka bërë të ditur vetë Rovena në një intervistë të dhënë për “Ky emër nuk ka nevojë për prezantim”.
Këngëtarja pranoi hapur që nuk flet me Elhaida Danin, e cila jeton prej vitesh mes Italisë dhe Shqipërisë. Por, ç’ka ndodhur mes vajzave?
Sipas Rovenës, Elhaida ishte treguar hipokrite gjatë një festivali. Edhe pse e kishte komplimentuar për këngën dhe muzikën, këngëtarja tregoi se Elhaida e kishte votuar me zero pikë. Ndaj, kjo ishte edhe arsyeja që ajo kishte vendosur të mos i fliste asaj.