Home / Aktualitet / Zbulohet parcela me drogë në Tiranë, në mesin e të arrestuarve dhe një punonjës policie

Zbulohet parcela me drogë në Tiranë, në mesin e të arrestuarve dhe një punonjës policie

3 persona janë arrestuar dhe 4 të tjerë janë shpallur në kërkim, pasi u zbulua një parcelë me kanabis në zonën e Zall Herrit në Tiranë, konkretisht në fshatin Dritas.

Në mesin e personave të arrestuar është dhe një punonjës policie, 27-vjeç, ndërkohë që vendosja e tij në pranga është bërë në bashkëpunim me SHÇBA-në.

Njoftimi i policisë:

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve A. G., 68 vjeç, M. G., 53 vjeç dhe E. G., 27 vjeç (punonjës policie), u referuan materialet për shtetasit L. G., 51 vjeçe, S. G., 67 vjeçe dhe K. G., 54 vjeçe, si dhe u shpallën në kërkim shtetasit F. G., A. G., A. G dhe B. G., pasi në vendin e quajtur Dritas, lagjja Parroce, në sipërfaqet e tokave në pronësi të tyre, u konstatuan bimë të dyshuara narkotike kanabis. E. G. dyshohet se ka shpërdoruar detyrën. Veprimet procedurale u kryhen në bashkëpunim me SHÇBA-në.

Check Also

Ekzekutimi i vëllezërve Haxhia në Durrës, policia arreston dy prej të dyshuarve

Dy persona kanë rënë në prangat e Policisë si të lidhur me ekzekutimin e dy …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

four × four =