Home / Kryesore / Zbulohet një simptomë e re tek të infektuarit me Covid: Kontrolloni gojën…

Zbulohet një simptomë e re tek të infektuarit me Covid: Kontrolloni gojën…

Nga kolla e thatë tek humbja e shijes, këto janë disa nga simptomat e njohura të koronavirusit deri më tani.

Tani mjekët kanë zbuluar se ekziston edhe një simptomë tjetër: skuqja e qiellzës së gojës.

Mjekët nga Spitali Universitar Roman y Cajal ekzaminuan gojën e 21 pacientëve me koronavirus mes 30 marsit dhe 8 prillit.

Analiza zbuloi se 29% e pacientëve kishin lëndimet të zgavrës me gojë, ndërsa 83% kishin pika të vogla vjollcë, të kuqe ose kafe në gojë.

Zbulohet një simptomë e re për të infektuarit me Covid:

Në studimin e tyre, botuar në JAMA Dermatology, studiuesit shkruajnë: “Kjo punë përshkruan vëzhgimet paraprake dhe kufizohet nga numri i vogël i rasteve dhe mungesa e një grupi kontrolli. Pavarësisht rasteve në rritje të skuqjeve të lëkurës te pacientët me Covid-19, vendosja e një diagnoze është ende herët”.

Simptomat më të shpeshta të virusit deri më tani janë: temperaturë e lartë, kollë e thatë dhe humbje të nuhatjes apo të shijes./ Burimi The Sun

Check Also

Shifrat e fundit/ 3 viktima nga COVID-19, ja sa raste të reja u shënuan gjatë 24 orëve

Ministria e Shëndetësisë ka bërë publike shifrat e fundit përsa i përket situatës së koronavirusit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

19 − 18 =