Home / Kulture / Zbulohet në Shqipëri cisterna më e madhe e Ballkanit antik, e shekullit III para Krishtit

Zbulohet në Shqipëri cisterna më e madhe e Ballkanit antik, e shekullit III para Krishtit

Arkeologu i njohur, Neritan Ceka, zbulon një projekt të Institutit të Arkeologjisë, që vijon prej tre vitesh. Fatmira Nikolla, arkeologu Ceka thekson se bëhet fjalë për një projekt në Bylys, që po zbulon një cisternë uji, e cila rezervonte ujërat e shkallares së stadiumit të shekullit të tretë para Krishtit.

Siç thekson arkeologu, cisterna është e gjatë 50 metra dhe e thellë 8 metra dhe mbulohej nga një sistem harqesh. Sipas Cekës, kjo është cisterna më e madhe dhe më e bukur e Ballkanit antik të asaj periudhe, duke përfshirë edhe Greqinë.

Vetë arkeologu Neritan Ceka njofton se krahas gërmimit, po bëhet edhe restaurimi i saj, ndërsa publikon edhe pamje të zbulimit në faqen e tij të “Facebook”.

Check Also

Bota e shkrifët e Boris Vianit

Analizë e romanit “Shkuma e ditëve” Gjysma e parë e shekullit XX, në letërsi, karakterizohet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

1 + 7 =