Home / Showbizz / Zbulohet e dashura e Azet, reperi kapet “mat” me vajzën e biznesmenit shqiptar

Zbulohet e dashura e Azet, reperi kapet “mat” me vajzën e biznesmenit shqiptar

Reperi i hiteve “S’kam kohë”, “Qa bone” etj, Azet, muaj më parë në llogarinë e tij në Instagram, dha një lajm që me siguri i ka mërzitur jo pak fansat e tij.

Ai njoftoi se ka vendosur të marrë një pushim nga muzika dhe nga rrjetet sociale, pasi dëshiron t’i përkushtohet më shumë familjes së tij.

Aso kohe u raportua se humbja e të atit e detyroi Azet të shkojë drejt këtij vendimi. Si fëmija më i madh në familje ai është i detyruar t’u qëndrojë sa më pranë njerëzve të tij të afërt.

Mirëpo, pushimi ka marrë fund dhe tashmë ai është rikthyer sërish duke publikuar disa këngë, mes të cilave edhe bashkëpunimin e dytë me Dhurata Dorën.

Sakaq, të reja na vijnë edhe nga jeta emocionale e tij, pasi së fundmi është fotografuar me të dashurën e tij.

“Indeksonline” raporton se reperi është në një lidhje me Kaltrina Konxheli, vajza e një biznesmeni shqiptar në Zvicër.

Ata janë fotografuar të përqafuar në Zvicër, teksa duken mjaft të lumtur dhe të dashuruar.

Deri tani nuk kemi asnjë konfirmim nga reperi për lidhjen e tij, teksa mbetemi në pritje.

Check Also

Lorik Cana poston fotot dhe “ankohet” për gruan: Ajo ka dy muaj që nuk gatuan, kjo ditë do të…

Lorik Cana dhe bashkëshortja e tij Monika, janë një ndër çiftet më të pëlqyer në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

19 + fifteen =