Home / Kronike / Kronike / Zbulohet çifti i rrezikshëm, kishin mbushur makinën me drogë

Zbulohet çifti i rrezikshëm, kishin mbushur makinën me drogë

Kapen dy ngarkesa me drogë në kufirin greko-shqiptar. Policia greke ka pikasur një mjet ne Eptahoriu, Kostur i cili nuk i ka ndaluar thirrjes së policisë, por ka shtuar shpejtësinë dhe ka përplasur një mjet të patrullës.

Drejtuesi, shtetas shqiptar i identifikuar, braktisi mjetin dhe u largua me vrap ndërkohë që pasagjerja, një femër greke, u arrestua në flagrancë.

Brenda në mjet u gjetën dhe sekuestruan 74 pako me 76 kg 500 gram marijuanë. Pranë vendit të ngjarjes u gjet edhe një mjet tjetër, që rezultoi të ishte marrë me qira nga shtetasja greke me qëllim kontrollin e rrugës, por ishte braktisur për shkak të një defekti.

Check Also

U qëllua për vdekje, ja kush është oficeri i krimeve në Lezhë, del fotoja edhe e autorit të dyshuar

Të shtëna me armë janë dëgjuar pak minuta më parë në Ishull Lezhë, ku ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

6 − 5 =