Home / Sport / Zbulohen emrat, ja kush do të duelojë për titullin pas tërheqjes së Khabib

Zbulohen emrat, ja kush do të duelojë për titullin pas tërheqjes së Khabib

Khabib Nurmagomedov nuk do të ngjitet më në kafaz, duke lënë vakant titullin kampion bote në peshën e lehtë. Edhe pse kandidatët për këtë titull janë të shumtë, mësohet se Dana White ka gati dy sfidantët.

Gazetari i njohur i arteve marciale mikse i ESPN, Brett Okamoto, u shpreh se Dana White i ka thënë se për titullin kampion të peshës së lehtë do të duelojnë Michael Chandler dhe Charles Oliveira.

Kjo përballje do të organizohet në eventin UFC-262, që zhvillohet më 15 maj (vendi ende nuk dihet). Dy emra disi surprizë, duke ditur se në këtë Divizion janë edhe Conor McGregor, Dustin Poirier, Tony Ferguson, Justin Gaethje etj.

Chandler, 22 fitore, 5 humbje në MMA, ka zhvilluar vetëm një duel në UFC, atë fituar me “KO teknik” në raundin e parë ndaj Dan Hooker më eventin UFC-257. Ndërsa Oliveira, 30 fitore e 8 humbje në MMA, mposhti Tony Ferguson në eventin UFC-256.

Gjithsesi, për momentin nuk ka asgjë zyrtare nga ana e UFC-së.

Check Also

Përkeqësohet situata tek Juventusi, përçahen drejtuesit e klubit

Gjërat në Juventus janë duke u përkeqësuar gjithnjë e më shumë, pasi raportohet për një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

7 + 7 =