Home / Aktualitet / Zbulohen detaje nga vrasje e Taulant Beqirajt

Zbulohen detaje nga vrasje e Taulant Beqirajt

Janë zbuluar detaje të reja në lidhje me ekzekutimin e Taulant Beqirajt në qendër të Vlorës dy ditë më parë. Mësohet se sherri mes viktimës dhe autorëve Skerdjan Gabrani, Elton Hajnaj e Hans Jonuzaj, ka nisur për një borxh mes tyre.

Ditën që ndodhi vrasja, Taulant Beqiraj është takuar më herët me autorët dhe ka debatuar në një lokal të qytetit, pasi njëri prej tyre i ka kërkuar borxhin që viktima u kishte.

Beqiraj ka refuzuar të kthej borxhin dhe i ka kërcënuar dhe sharë me tone të ashpra tre autorët e krimit , madje duke ju treguar dhe armën që mbante në brezë.

Pas konfliktit Beqiraj është larguar me një makinë me xhama të zinj i shoqëruar nga dy persona drejt rrugës Transballkanike të qytetit. Pasi ka ecur rreth 10 me këmbë një automjet tip Ford i është afruar dhe prej aty kanë dalë 2 persona duke e ekzekutuar në vend.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se krahas të shtënave me armë automatike janë kryer dhe qitje me pistoletë, të cilat dyshohet se kanë ardhur si kundërpërgjigje e shokëve të Taulant Beqiraj ndaj autorëve të krimit.

Check Also

Tensionet para zgjedhjeve, Duka: Mandatet e përgjakura krijojnë frikë

Kreu i PAA-së, Agron Duka, thotë se duhet eliminuar çdo tensionim partiak, duke iu referuar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

twenty + eleven =