Home / Aktualitet / Zbulohen arsyet pse Meghan Markle nuk do të marrë pjesë në varrimin e Princit Philip

Zbulohen arsyet pse Meghan Markle nuk do të marrë pjesë në varrimin e Princit Philip

Meghan Markle nuk do të marrë pjesë në varrimin e Princit Philip sepse nuk dëshiron të jetë në qendër të vëmendjes. Kjo vjen pasi Princi Harry mbërriti vetëm të dielën në Britani. Një zëdhënës i Pallatit Buckingham gjithashtu konfirmoi që Meghan është këshilluar nga mjeku që të mos udhëtojë sepse është 6 muajshe shtatzënë.

“Meghan tha se shqetësimi i saj kryesor tani është mbështetja ndaj Harry-t. Meghan thotë se gjatë kësaj kohe kur familja duhet të bashkohet, të lënë mënjanjë mosmarrëveshjet e tyre dhe të bëhen në një. Kjo është ajo që Philip do të dëshironte dhe se është e gatshme të falë dhe të ecë përpara.”, tha një burim për Daily Mail.

Pavarësisht se nuk u bashkua me Princin Harry në Mbretërinë e Bashkuar, miqtë thonë se dukesha dhe Princi Philip kishin një raport të veçantë dhe se ajo e adhuronte të ndjerin.

“‘Meghan tha që pjesëmarrja ose mospjesëmarrja në varrimin e tij nuk do të ndikojë në raportin e saj më Mbretëreshën”., tha një tjetër burim.

Check Also

Aksident në Itali, plagoset rëndë shqiptari

Një aksident rrugor ka ndodhur në Itali në zonën e Cingolit, me pasojë plagosjen rëndë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

16 − four =