Home / Kulture / Zbulime arkeologjike në trevën e Elbasanit

Zbulime arkeologjike në trevën e Elbasanit

Dr. Riza Hasa/

“Treva e Elbasanit zë vend të rëndësishëm në gërmimet dhe studimet arkeologjike shqiptare. Kjo përcaktohet nga pozicioni gjeografik i shtrirjes së kësaj treve, e cila që në lashtësi ka qenë zonë e ndërmjetme e kalimit nga veriu në jug të Ilirisë.

Kjo trevë gjithashtu përshkohet nga luginat e lumenjve të Shkumbinit dhe Devollit të cilët kanë shërbyer si rrugë të rëndësishme të lidhjes së perëndimit me lindjen.
Vlerat arkeologjike të kësaj treve janë bërë të njohura nga përkushtimi intelektual, patriotik dhe shkencor i studiuesve elbasanas si: Lef Nosi, Shyqyri Demiri, Hasan Ceka, Dhimitër Shuteriqi, Theofan Popa, Thanas Konomi, Lazer Papajani, Neritan Ceka etj.

Deri tani është pranuar si kufi më i hershëm kronologjik i banimit të këtyre trevave, periudha e bronzit të hershëm (epoka e bronzit përfshin periudhën nga 3000, deri 1100 p.e.s.) e identifikuar nga gërmimet e tumave (kodërvarret) të Pazhokut. Materiali arkeologjik i zbuluar në këto tuma, ka bërë të mundur të njihet dhe të ndiqet zhvillimi i jetës në këto treva e më gjerë gjatë të gjithë epokës së bronzit. Ato kanë shërbyer si pika referimi për gërmimet e mëvonshme në të tilla varreza, si përsa i përket arkitekturës së ndërtimit, mënyrës ose ritit të varrimit, kultit të kohës, si dhe për lidhjet kulturore me botën egjeane.

Varreza të tilla janë zbuluar edhe në zonën e Dumresë, prej të cilave ruhen objekte me interes të veçantë arkeologjik. Në këtë periudhë kanë nisur jetën edhe vendbanimet e Lleshanit dhe Belshit (Gradishta e Belshit).

Gjetjet e rastit dhe një vëzhgim sipërfaqësor në një vendbanim shpellor në luginën e Holtës (degë e lumit Devoll që kufizon rrethin e Elbasanit me atë të Gramshit) e çojnë kufirin kronologjik të kësaj treve në periudha më të hershme arkeologjike. “Në periudhën e hekurit (1100 – 500 p.e.s.) intensifikohet banimi i këtyre trevave. Njihen të dy llojet e vendbanimeve; ato të hapura dhe të fortifikuara. Të parat më pak të studiuara, janë të shpërndara në zonën e ulët, kurse nga vendbanimet e fortifikuara ruhen gjurmë të dukshme e më tipiku është ai i Lleshanit. Siç është përmendur, fillimet e veta ky vendbanim i ka në periudhën e bronzit të vonë.

Jeta në të ka vazhduar pa ndërprerje për rreth 1000 vjet (shek. XII p.e.s., deri në shek. II e.s.). Për periudhën e hekurit ky vendbanim do të na japë material arkeologjik, i cili përfaqëson elemente të kulturës materiale e shpirtërore që janë të përbashkëta për të gjitha fiset ilire që popullonin territorin e vendit tonë. Kjo duket sidomos në materialin qeramik, i cili përfaqëson të dy zonat kulturore ilire, atë veriore dhe atë jugore, kështu ai paraqitet si pikë e ndërmjetme që lidhte këto dy kultura.

Edhe vendbanimi i Belëshit (Gradishta) në këtë periudhë ka një jetë më intensive. Materiali arkeologjik i zbuluar në të, sidomos qeramika, përfaqësohet në mënyrë masive nga ajo e importuar dhe ajo e prodhimit vendas. Importet vijnë kryesisht nga kolonitë helene të bregdetit ilir; Dyrrahu, Apollonia si dhe nga Egjeu. Në fund të periudhës së hekurit, në këtë vendbanim kanë filluar të vendosen elemente të ekonomisë antike të tregut, të cilat më vonë do të materializohen me kalimin e kësaj qendre në një qytet. Belëshi sjell të dhëna për gjenezën e urbanizimit ilir, i cili paraqitet si dukuri e brendshme e vetë shoqërisë ilire.

Vendbanime të tjera të kësaj natyre, por me shtrirje më të vogël të kësaj periudhe janë edhe ato të Shkëmbit të Shënlliut (shën Ilia), Saragut, Gracenit, Bodinit, Shkëmbi Mbret, Kula e Kamunaut etj.”
Të gjitha këto të dhëna dëshmojnë se në këto treva, zhvillimi ………………………..”

– Shkrimin e plote e gjeni ne numrin e parë të ALBANON.

Check Also

Përkthehet në shqip libri “I madhi Kastriot me llagap Skënderbeu”

Libri “I madhi Kastriot me llagap Skënderbeu” i autorit Stefan Zanoviç është përkthyer në gjuhën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

7 + 11 =