Home / Sport / Zbresin në fushë 3 skuadra shqiptare në Evropë, do të tentojnë mrekullinë për të kaluar në “play-off”

Zbresin në fushë 3 skuadra shqiptare në Evropë, do të tentojnë mrekullinë për të kaluar në “play-off”

Sot do të zbresin në fushë 3 skuadra shqiptare në kuadër të ndeshjeve të para të turit të tretë eliminator të Conference League. Në orën 19:00, në stadiumin “Elbasan Arena”, Laçi pret gjigantin e Belgjikës, Anderlecht.

Kurbinasit u kualifikuan për herë të parë në këtë fazë të kupave të Evropës, por tani do të tentojnë të ecin edhe më shumë. Pavarësisht se përballë është një ekip i fortë dhe me emër, Laçi nuk ka asgjë për të humbur dhe kjo armë është në favor.

Belgët janë favoritë, por nuk e kanë më atë shkëlqimin e para disa viteve kur merrnin pjesë rregullisht në grupet e Champions League.

Në orën 21:00, në Dublin të Irlandës do të jetë radha e Teutës kundër skuadrës vendase Shamrock. Një ndeshje e vështirë për durrsakët edhe për faktin se kampionati irlandez është në kulmin e tij.

Vështirësitë shtohen pasi heroi i kualifikimit në këtë tur Sebino Plaku ka marrë një goditje në kavilje dhe është në dyshim për sfidën e sotme. Pavarësisht kësaj, kampionët e Shqipërisë shpresojnë të marrin një rezultat premtues për ndeshjen e kthimit.

Në orën 20:00, Prishtina do të presë në stadiumin “Fadil Vokrri” norvegjezët e Bodo Glimt. Kryeqytetasit kosovarë shpresojnë të bëjnë një tjetër mrekulli.

Check Also

Presidenti Halili do pikët e plota në 3 ndeshjet e para, Tirana duhet të fitojë me Egnatian dhe Kastriotin

Tirana e nisi mirë sezonin. Fitorja 4-2 ndaj Skënderbeut është ogur i mirë, por presidenti …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

3 × 2 =