Home / Aktualitet / Zbardhet dëshmia e Mexhit Picarit

Zbardhet dëshmia e Mexhit Picarit

Detaje të reja raportohen lidhur me vrasjen e ndodhur dy ditë më parë në Tiranë, ku Kudret Saliaj u ekzekutua në afërsi të Gjykatës Civile të Tiranës, nga ish-vjehrri i tij, Mexhit Picari, ish punonjës policie.

Babë e bijë, edhe kjo e arrestuar nga Policia, kanë bërë deklarata kontradiktore para hetuesve, duke mos qenë koherent në deklarime.

Picari ka deklaruar që në lokal ka qenë i ulur në një prej tavolinave i vetëm, përkundër nga deklarimet e Dhuratës, vajzës së tij, e cila ka deklaruar se ka qenë me të atin në tavolinë.

Mexhit Picari është shprehur se kur po qëndronte në tavolinë është futur në lokal Kudreti, i cili sipas Picarit, është afruar dhe e ka sharë. Picari më tej është shprehur se duke ditur sa i dhunshëm është Kudreti, “ka nxjerr armën, të cilën e kisha pa karikator.”

“E kam mbushur, kam vendosur karikatorin dhe më pas kam qëlluar në drejtim të dhëndrit”, raportohet të ketë deklaruar para policisë, autori i vrasjes.

Kudret Saliaj ka qenë në ambientet e lokalit në shoqërinë e avokatit, që mbeti i plagosur dhe të psikologes. Kësaj të fundit, nga tronditja fillimisht i ka rënë të fikët dhe është përmendur pak momente më vonë.

Avokati Adriatik Cama është në spital, jashtë rrezikut për jetën, por plumbin që e ka marrë në afërsi të gjoksit akoma nuk i është hequr. Pritet t’i nënshtrohet një ndërhyrje pas dy javësh.

Seanca për masën e sigurisë pritet të mbahet të hënën në Gjykatën Penale të Tiranës, ndërsa Prokuroria e Tiranës pritet të kërkoj për të dy, babë e bijë, masën e sigurimit personal “arrest me burg”. Burimet bëjnë me dije se akuza për Dhuratën pritet të jetë ajo e bashkëpunimit në vrasje, pasi ka pamje filmike dhe prova që janë administruar nga akuza për vëzhgimin e viktimës nga dy të arrestuarit.

Check Also

Manastirliu inspekton qendrën shëndetësore të Ishmit: Hartohen protokollet për turizmin, hapim 29 qendrat verore

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka inspektuar punimet në qendrën shëndetësore të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

18 − seventeen =