Home / Kryesore / Zbardhet axhenda e Lulzim Bashës në Kosovë, kë do të takojë kreu i PD-së në vizitën dy ditore

Zbardhet axhenda e Lulzim Bashës në Kosovë, kë do të takojë kreu i PD-së në vizitën dy ditore

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka pranuar ftesën e kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti për një vizitë dy ditore.

Nga nesër do të nisin takimet ku fillimisht do të bëhen me drejtuesit më të lartë të shtetit dhe politikës së Kosovës.

Të Hënën më 20 Korrik 2020, kryetari Basha do të takohet me:

  • Ora 11.00 – Takim me Kryeministrin Avdullah Hoti;
  • Ora 12.00 -Takim me Presidentin Hashim Thaçi;
  • Ora 13.00 – Takim/drekë pune me Kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurtin;
  • Ora 15.00- Takim me Kryetaren e Kuvendit Vjosa Osmani;
  • Ora 16.00- Takim me Ramush Haradinaj, Kryetari i AAK;
  • Ora 17.00 – Takim me Fatmir Limaj, Kryetari i Partisë Nisma për Kosovën;
  • Ora 17:45 – Takim me drejtuesit e LDK-së VENDI: Selia e LDK;
  • Ora 18:30 – Takim me drejtuesit e PDK-së.

Të Martën, Kryetari i Partisë Demokratike do të takohet me Kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, dhe me Kryetarin e Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri.

Gjithashtu, Basha do të zhvillojë homazhe pranë varrit të Presidentit Ibrahim Rugova, varrit të Isa Boletinit në Boletin, si dhe do të zhvillojë homazhe te Memoriali i Jasharëve në Prekaz.

Në vizitën në Kosovë, Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, do të shoqërohet nga Edi Paloka, Nënkryetar i PD, Besnik Mustafa, ish-ministër i Jashtëm dhe Kryetar i Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë, Kreshnik Collaku, anëtar i Kryesisë së PDSH, Arben Cejku, ish-ambasador dhe drejtues i Qëndrës Shqiptare për Mirëqeverisje.

Check Also

Sot, shira me stuhi në disa zona të vendit, ja sa do të jenë temperaturat

27 Shtator 2020 – Do të kemi përmirësim të përkohshëm të motit, pra do të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

4 × 4 =