Home / Aktualitet / Zana Cela dhe Eno Koco: Disa fjalë për mjeshtrin Vako.

Zana Cela dhe Eno Koco: Disa fjalë për mjeshtrin Vako.

LAMTUMIRË – MJESHTRIT MILTO VAKO! Me hidhërim mësova ndarjen nga jeta të mjeshtrit Milto Vako. Ai është një nga emrat e nderuar të artin shqiptar në fushën e dirigjimit koral. Mjeshtri u diplomua në Konservatorin “Cajkovski” në Moskë si dirigjent kori dhe u specializua më pas në Konservatorin e Parisit. Aktiviteti artistik i tij nisi dekada më parë si mjeshtër i korit të Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore dhe më pas si dirigjent i korit të Teatrit të Operas dhe Baletit. Si drejtues i korit të AKVP, sëbashku me trupat ai arriti suksese të cilat kanë mbetur në memorien e publikut brenda dhe jashtë vendit edhe sot, ndër të cilat do të veçonim midis të tjerash: fitues i “Gjerdanit të Artë” të AKVP në Dijon të Francës. Si mjeshtër kori i TOB përgatiti me profesionalizëm korin e TOB në vepra si “Mrika”, (1966), “Heroina”, (1967), “Skënderbeu”, (1968), etj. Është një ndër themeluesit e Konservatorit Shtetëror të Tiranës, ku së bashku me figura të tjera të njohura si Çesk Zadeja, Albert Paparisto, Hamide Stringa, Mustafa Krantja, etj, i dhanë jetë shkollës së muzikës shqiptare. Autor i një seri përpunimesh e krijimesh origjinale korale, shumica e të cilave mbeten përfaqësuese në fondin e literaturës klasike korale shqiptare. Prej vitit 1990ai ushtroi detyrën si pedagog në Fakultetin e Muzikës së Universitetit të Arteve. Në emër të drejtuesve dhe artistëve, i shpreh ngushëllimet më të ndjera, familjes, bashkëpuntorëve dhe miqve të shumtë të artistit të madh, Milto Vako. I përjetshëm qoftë kujtimi i tij! Zana Cela

Na humbi nje nga muzikantet me te vertete e me profesionale shqiptare ne fushen e dirigjimit koral. Ishte unik ne kerkesat e tij per nje kor sa me te intonuar, me timber te ngrohte, me vibrato te kontrolluar e pa eksese, me kulture te kenduari, me shije e finese. Dramat e jetes bene qe kultura e tij korale t’i percilleshe jo teresisht brezave te mevonshem. Prandaj dhe Miltoja mbetet nje fanar qe do vazhdoje te ndriçoje gjate me urtësinë e tij. U prehte shpirti i tij në paqe. Eno Koço

Check Also

Manastirliu flet para familjarëve: Ja si do ti shihni të afërmit me Covid në spitale

Ministrja Ogerta Manastirliu ka zhvilluar takim me familjarët e pacientëve të prekur nga koronavirusi që …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

five × three =