Home / Kronike / Z.Gjergj Vlashi, simbol i regjisurës, të teatrit e kinemasë, varietesë dhe estradës

Z.Gjergj Vlashi, simbol i regjisurës, të teatrit e kinemasë, varietesë dhe estradës

Minella Kureta/

Me dhimbje bëjmë të ditur se më datën 04 Tetor u nda nga kjo botë dhe sot më datën 07 Tetor 2020 ju dha lamtumira e fundit Regjisorit të shquar të Durrësit, skenaristit , romancierit , tregimtarit dhe dramaturgut të mirënjohur, Nderit të Kombit Z. Gjergj Vlashi i cili ndëroi jetë në moshën 92 vjeç. Në cermoninë mortore përveç familjes mernin dhjetra miq, tërë përfaqësuesit e pushtetit lokal, artistë dhe shumë nga qytetaria Durrsake për të cilën Ai, kishte bërë kaq shumë tërë jetën .
Talenti i tij i veçantë do të spikaste qysh në vitet pas çlirimit të vendit, dhe konkretisht me grupin e parë amator Durrsak prej Portit të Durrësit. Mbas shumë sukseseve në Pallatin e Kulturës ” Kozma Nushi” të Portit, në vitin 1957 emërohet Regjisor në Pallatin e Kulturës të Qytetit Durrës dhe në vitin 1961 mbasi mbaroi studimet e SH L A A M emërohet Regjisori i Pallatit përsëri , e që do ta drejtonte me shumë sukses deri në vitin 1992 kur doli në pension.
Ai është autori i librit ” Mjeshtëria e Regjisurës që aplikohej në kurset 1 dhe 2 vjeçare të regjisorëve të rinj. Gjithashtu ai njihet si një nga regjisorët më të shquar për mjeshtërinë regjizoriale në aplikimin e formave dhe variacioneve të reja , e zhanreve të ndryshme letrare , për forma të larmishme dhe harmonizimin e tyre duke shkrirë poezinë me tregimin humoristik , duke futur krahas skeçit e komedisë së shkurtër edhe monologun, dialogun , përrallën, anekdodën e kupletin, parodinë , gjë a gjëzën , skicën letrare dhe deri tek vallen humoristike.
Por Ai nuk ishte vetëm regjisor i talentuar, por e dhe një libretist briland e dramaturg, dhe romancier, tregimtar e publicist sa letrar aq dhe humoristik , sa arrinte të përmbushte me shumë larmi e sukses misionin e tij , në rritjen e nivelit të gjuhës së humorit e satirës. Ai ishte mjeshtër i ndërtimit të marëdhënieve me aktorët sa ata të shkrinin tërë energjitë e tyre , deri në sakrificat më të fundit , duke udhëhequr me intelektualitet e sjellë një përvojë mjaft të pasur e duke rritur aktorë me integritet dhe me një fuqi e shpërthim humoristik të pa parë , të pa njohur siç ishte dhe loja e aktorëve të shquar që nga Spiro Strati e Ramazan Ngjala , Aleksandër Pepa, Aleks Nazari, Aishe Stari, Elibeti Tirana, Meropi e Nikolin Xhoja, Fadil Hasa , Enver Likmeta e deri te Muharem Hoxha e Roland Koço.
Ai është autori i mbi 40 librave si romane, novela, vëllime me tregime dhe përkthyes i disa librave nga letërsia më e mirë botërore ku do të veçoja përkthimin e veprave të Franc Kafkës, Dino Buxatit, Saramagos etje. etje.
Por nuk janë vetëm këto, por ka dhe rreth tridhjet vjet të tjera me Shoqatën dhe Bashkinë e Durrësit. Ai ka qënë ndërkohë dhe profesori dhe autori i teksteve të regjisurës, pra dhe profesori im, dhe gjatë tridhjet viteve të bashkëpunimeve artistike, ku kemi realizuar 98 spektakle si Festat e Detit, Festat e Pranverës , Mikpritjen Durrsake dhe Festat e Ullirit, Festat e Nëntorit dhe përvjetoret e Qytetërimit Dursak, në 40 përqind të tyre regjisor ka qënë Z. Gjergj Vlash. Ky ka qënë rasti më i bukur për mua që duke qënë Drejtori Artistik i të 98 spektakleve, në mbi 40 përqind kam qënë me Profesorin dhe mikun tim më të shënjtë të madhin dhe të mrekullueshmin Z. Gjergj Vlashi. Ai është nderuar me dhjetra herë me çmime kombëtare, është Artist i Popullit, Mjeshtër i Madh dhe së fundi Nderi i Kombit.
Me ndarjen nga jeta e gjallë e tij Qytetaria Durrsake ka humbur kerifeun e madh kryemjeshtrin e regjisurës dhe kryeengjëllin e Qytetarisë Durrsake.
Lavdi në shekuj kontributit dhe veprës madhore të Tij.
I ndritë shpirti në parajsë.

L’image contient peut-être : 2 personnes

L’image contient peut-être : 2 personnes, personnes debout et costume

L’image contient peut-être : 9 personnes, intérieur

L’image contient peut-être : une personne ou plus, personnes debout, chaussures et plein air

L’image contient peut-être : 1 personne, costume

L’image contient peut-être : 4 personnes, personnes debout

Check Also

“Plasin” arrestimet ditën e sotme, i vihen prangat 24 vjeçarit në Përmet, policia i gjen dy shkelje

Një tjetër person është arrestuar gjatë kësaj të mërkure, nga Policia e Gjirokastrës. Shtetasi H.Sh, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

two × three =