Home / Aktualitet / Yuri Kim: SHBA dhe BE janë të bashkuara në mbështetjen tonë për integrimin e Shqipërisë në BE

Yuri Kim: SHBA dhe BE janë të bashkuara në mbështetjen tonë për integrimin e Shqipërisë në BE

Ambasadorja e SHBA për Shqipërinë Yuri Kim  ka reaguar në Twitter në lidhje me lajmet se ka përplasje mes SHBA dhe BE për integrimin e Shqipërisë.

Kim ka shkruar se këto lajme nuk janë karakterizuese të situatës reale duke theksuar se SHBA dhe BE janë të bashkuara në mbështetjen për integrimin e  Shqipërisë në BE

Yuri Kim në Twitter: Ky artikull e karakterizon keq situatën. SH.B.A. dhe BE janë të bashkuara në mbështetjen tonë për Shqipërinë në BE. Në asnjë moment SHBA nuk ka bërë thirrje për “mbylljen e syve” ndaj mangësive; përkundrazi, ne i kemi theksuar ata dhe kemi ofruar mbështetjen tonë për përparimin.

Yuri Kim në Twitter: Kjo është arsyeja pse SHBA së bashku me BE – përqendrohen aq shumë në Reformën në Drejtësi, duke përfshirë nevojën që Gjykata Kushtetuese të jetë funksionale deri më 12/31.

Check Also

Zinedine Zidane infektohet nga Covid

Trajneri i Realit të Madridit, ZInedine Zidane është infektuar nga Covid. Lajmin e ka bërë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

6 + thirteen =