Home / Aktualitet / Yuri Kim: Nënshkrimi i marrëveshjes, një hap i rëndësishëm për të trajtuar sfidat e energjisë dhe në Rajon

Yuri Kim: Nënshkrimi i marrëveshjes, një hap i rëndësishëm për të trajtuar sfidat e energjisë dhe në Rajon

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim gjatë takimit online për nënshkruarjen e marrëveshjes së Shqipërisë dhe SHBA-së për gazin e lëngshëm natyrorë në Vlorë, u shpreh se ky është një gur themelor në bashkëpunimin midis MIE dhe Exxon Mobil & Excelerate Energy.

Yuri Kim:

Faleminderit shumë, është një nder që ndodhem këtu dhe të dëshmoj këtë nënshkrim, është një punë e jashtëzakonshme. Falenderoj ekipin e ministres Balluku që kanë finalizuar këtë marrëveshje. Është vërtetë i jashtëzakonshëm ky memorandum.

Termocentrali i Vlorë do të shënoj një hap të rëndësishëm. Vlora do të jetë një hap tjetër për të trajtuar sfidat e energjisë edhe në Rajon. Kombinimi larmishëm i energjisë diellor, i erës, dhe gazit natyror të lëngshëm do të bëjë Shqipërinë një partner domethënës për këtë lloj ndryshimi.

Rritja e lidhjeve ekonomike mes Shqipërisë dhe SHBA-së është e rëndësishme, e shoh si një gur themeli! Më 15 mars do të festojmë 30 vjet nga vendosjet diplomatike dhe nuk mendoja për një ngjarje më të përshtatshme sasa nënshkrimi i kësaj marrëveshje. Jemi shumë krenar për atë që kemi mundur të arrini!

(R.G/Faxweb.al)

Check Also

Islamofobia! Studentja muslimane sulmohet me acid në SHBA

Në SHBA është aktualizuar një debat mbi urrejtjen islamofobike pasi një studente muslimane me origjinë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

4 × three =