Home / Aktualitet / Yuri Kim mbledh ‘kokë më kokë’ në Presidencë Metën, Ramën dhe Bashën

Yuri Kim mbledh ‘kokë më kokë’ në Presidencë Metën, Ramën dhe Bashën

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka mbledhur në një takim në Presidencë kryeministrin Edi Rama, kryetarin e PD Lulzim Basha, ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi dhe atë të Brendshëm Bledi Çuçi.

Takimi po zhvillohet në këto momente, ndërsa fokusi i bisedimeve do të jetë fillimi i një prej stërvitjeve më të mëdha të ushtrisë amerikane në Evropë, “Defender Europe 21” në Shqipëri.

Stërvitja “Defender Europe 21” do të drejtohet nga Ushtria e SHBA në Europë dhe do të përfshijë 30 mijë trupa nga 26 vende të ndryshme.

Rreth 6 mijë ushtarë pritet të kalojnë edhe në Shqipëri duke filluar nga java e ardhshme dhe në muajt maj e qershor.

Këta ushtarë do të stërviten në bazat kryesore ushtarake të vendit tonë./Balkan Web

Check Also

Sot iu bashkua zyrtarisht PD-së, por ja çfarë thoshte Bamir Topi kohë më parë për Bashën

Sot kryedemokrati Lulzim Basha ka gjetur marrëveshjen me një figurë të vjetër të Partisë Demokratike, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

one − one =