Home / Aktualitet / Yuri Kim: Gjykata Kushtetuese të ngrihet brenda fundit të vitit

Yuri Kim: Gjykata Kushtetuese të ngrihet brenda fundit të vitit

Ambasadorja Amerikane në Tiranë Yuri Kim i ka kërkuar Këshillit të Emërimeve në Drejtësi të vlerësojë menjëherë kandidatët e rinj për Gjykatën Kushtetuese të propozuar tani nga Presidenti dhe Parlamenti.

Ambasadorja Kim, në një twittet në gjuhën angleze në adresën e saj shkruan: “Presidenca dhe Parlamenti tani kanë publikuar listat e tyre përkatëse të kandidatëve për Gjykatën Kushtetues. Ne i duartrokasim këto dy institucione që iu përgjigjën thirrjes për të shërbyer. Ne inkurajojmë Këshillin e Emërimeve në Drejtësi të veprojë shpejt për të vlerësuar kandidatët. Shqipëria duhet ta ketë të ngritur Gjykatën Kushtetuese në fund të vitit”.

Aktualisht gjykata ka vetëm katër anëtarë, nga të cilat tre te emëruar dhe Vitore Tusha, e cila kryen njëherazi edhe detyrën e Drejtueses së Këshillit të Emërimeve ne Drejtësi.

Numri i dosjeve që presin për t’u shqyrtuar nga Gjykata Kushtetuese ka shkuar afërsisht në 200, numër i cili pritet të rritet me shpejtësi për shkak të zgjerimit të subjekteve, të cilët kanë të drejtë sipas ligjit të vënë në lëvizje Kushtetuesen.

Check Also

Qendra estetike ofron shërbime s*ksuale, arrestohet menaxheri në Don Bosko, pronari arratiset

Policia ka goditur një tjetër rast të veprimtarisë kriminale në fushën e shfrytëzimit të prostitucionit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

11 − two =