Home / Aktualitet / Yuri Kim dhe Soreca urojnë në shqip Kurban Bajramin

Yuri Kim dhe Soreca urojnë në shqip Kurban Bajramin

Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e Kurban Bajramit.

Në një mesazh të shpërndarë në rrjetet sociale ambasada e BE shkruan: “Delegacioni i BE-së në Shqipëri iu uron Gëzuar Kurban Bajramin të gjithë besimtarëve myslimanë në Shqipëri!”.

Teksa ambasadori Luigi Soreca ka uruar në shqip: “Gëzuar Kurban Bajramin!”

Urimin për Kurban Bajramin e ka bërë më herët edhe ambasada amerikane në Tiranë, përmes një postimi në rrjetet sociale ku shkruan:

“Në emër të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara, iu shprehim urimet më të mira të gjithë atyre që festojnë Kurban Bajramin. Kjo ditë ofron një mundësi për të reflektuar mbi angazhimin tonë të përbashkët për ndërtimin e komuniteteve paqësore dhe të begata. Eid Mubarak”

Besimtarët në të gjithë vendin kanë mbushur sheshet dhe kanë falur namazin, në këtë ditë të rëndësishme që simbolizon sakrificën dhe solidaritetin mes njerëzve.

Check Also

Historia e pazakontë/ E reja zgjedh të bashkëjetojë me një ari

Veronika Dichka adoptoi një ari nga parku safari, dhe tani ajo po shkon për peshkim …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

14 − 8 =